Saturday, May 18, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniÇmim ndërkombëtar për zbuluesit e skandalit me përgjimet në Maqedoni

Çmim ndërkombëtar për zbuluesit e skandalit me përgjimet në Maqedoni

Gjorgji Llazarevski dhe Zvonko Kostovski, të punësuarit në DSK, të cilët kanë zbuluar skandalin me përgjimet në Maqedoni, do të fitojnë çmimin vjetor “Çmimi për liri të shprehjes”, i cili u është ndarë në Prishtinë më 23 mars.
Si kolegë në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim, Llazarevski dhe Kostovski tre vjet kanë punuar me qëllim që të dokumentojnë përgjimet e paligjshme ndaj mbi 20.000 biznesmenëve, aktivistëve, gazetarëve dhe të tjerëve me mendime ndryshe nga qeveria e kaluar. Publikimi i një pjese të bisedave të përgjuara në vitin 2015 rezultoi me zgjedhje të reja në vitin 2016 dhe formimin e qeverisë së re në vitin 2017. Krahas asaj, bisedat kanë qenë dëshmi për akuzë ndaj 94 personave dhe shtatë kompanive.

Për shkak se vuri në dukje përgjimet e paligjshme, Gjorgji Llazarevski mbajti 11 muaj burg. Sot ai është i lirë dhe edhe pse rrallë paraqitet në publik, më 23 mars do të bëjë përjashtim për të pranuar “Çmimin për liri të shprehjes” në emër të tij dhe në emër të kolegut të tij Kostovski.

“Çmimi për lirinë e shprehjes” është mirënjohje vjetore e cila ndahet nga ana e Koalicionit për mbrojtje të fishkëllyesve në Evropën Juglindore dhe Qendrës evropiane për mbrojtjen e të drejtave të fishkëllyesve. Të dyja organizatat bashkëpunojnë me aktivistë lokale dhe gazetarë në Kosovë që të organizojnë Ditën ndërkombëtare të fishkëllyesve dhe Javën për lirinë e shprehjes në Kosovë prej më 19 deri në24 mars. /Express/

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments