Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska në konferencës e sotme për shtyp, një ditë para fillimit të vitit të ri shkollor tha se fëmijët të cilët nuk kanë pajisje elektronike për të ndjekur mësimin online, të njëjtin do ta ndjekin përmes Televizionit nacional. Carovska theksoi se një numër i vogël nxënësve që nuk kanë pajisje elektronike do të lejohet që të shkojnë në shkolla.
“Për çdo fëmijë që nuk ka IT pajisje, do të ketë përmbajtje mësimore që do të tranmetohet në Radio Televizionin e Maqedonisë, sipas orarit të Byrosë për Zhvillim të Arsimit, është gati dhe fillon nga nesër, në gjuhën shqipe dhe në gjuhën maqedone…Shkollat që kanë siguruar kushte, mund të lejojnë që fëmijët pa kompjuterë të hyjnë me prezencë fizike në shkollë, kjo është për një deri në dy fëmijë për klasë derisa mësuesi mban mësim online”, tha mes tjerash Carovska.
Ndryshe, nga nesër fillon viti i ri shkollor. Me prezencë fizike do të nis mësimin vetëm për nxënësit prej klasës së parë deri në klasën e tretë, si dhe shkollat të cilat kanë marrë leje për organizimin e mësimit me prezencë fizike, bëhet fjalë për rreth 600 shkolla të mesme dhe fillore.