Friday, April 19, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniBytyqi: Në fillim të vitit 2024, bashkëqytetarët e mi do të ngasin...

Bytyqi: Në fillim të vitit 2024, bashkëqytetarët e mi do të ngasin në autostradën Kërçovë-Ohër

Të gjitha projektet infrastrukturore për autostradën Kërçovë-Ohër kanë përfunduar, dhe në fillimin të vitit të ardhshëm bashkëqytetarët e mi do të ngasin në autostradën Kërçovë-Ohër. Kështu deklaroi zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi për TV 24, ku u përgjigj në shumë pyetje nga ekonomia.

Zëvendëskryeministri Bytyqi e tha për opinionin publik informon se autostrada Kërçovë-Ohër kishte 130 projekte infrastrukturore të pamiratuara, që do të thotë se çdo metër nga autostrada nuk ka pasur projekt infrastrukturor, dhe sa për ilustrim tha se kjo është sikur kur qytetarëve u premtohet ndërtimi i kanalizimit, por çdo metër i kanalizimit mos të jetë i projektuar, kurse t’i gënjeni se do t’u bëni 5 kilometra kanalizim.

“Bëhet fjalë për 50 kilometra në të cilat 130 projekte infrastrukturore aspak nuk janë skicuar, projektuar, miratuar, toka nuk ka qenë as e transformuar e as e shpronësuar.

A e dini se çfarë do të thotë të bëni 130 projekte infrastrukturore prej se ka filluar, dhe për këtë na duheshin 3,5 vite, por tashmë kjo punë ka mbaruar.

Për këtë askush nuk flet sepse nuk mund ta shohin në mënyrë administrative, dhe ky ishte kusht për ta bërë aneksin, me projekte të përfunduara infrastrukturore, shpronësime të përfunduara, transformim të përfunduar”, deklaroi zëvendëskryeministri Bytyqi.

Në pyetjen se kur do të mund të ngasin qytetarët tanë në autostradën Kërçovë-Ohër, Bytyqi tha se më 31.12.2023, të gjithë kontraktorët kanë afat për ta bërë këtë dhe nëse deri në atë datë nuk është e mundur të lëvizet në 95% të seksionit, sepse 5% janë rrugët anësore, dikush do të mbajë përgjegjësi serioze në këtë vend dhe kjo është një zgjidhje sistematike e gjërave.

“Mbaroi koha e ndejave nëpër kafene dhe negociatave për të fituar edhe një vit tjetër. Jo, 31.12.2023 është afati i fundit në të cilin bashkëqytetarët e mi nga Ohri do të mund të udhëtojnë drejt Shkupit në autostradën Kërçovë-Ohër”, tha Bytyqi.

Zëvendëskryeministri i Qeverisë, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi theksoi se ky është afati, por nëse dëshiron njëri nga kontraktorët, që nesër mund të heq dorë dhe do të zëvendësohet nga një kontraktues tjetër, sepse kjo është mënyra se si duhet t’i zgjidhim gjërat.

Bytyqi informoi se ndërkohë ka filluar të rrjedhin afatet për konsulentin e përzgjedhur për drejtimin rrugor Tetovë-Gostivar, Gostivar-Bukojçan, Trebenishtë-Strugë dhe autostradën Prilep-Manastir.

Ata kanë 21 ditë kohë për të kryer konsultimet për të përgatitur projektin final me operatorin e zgjedhur Behtel Enka, dhe nëse gjithçka shkon mirë duhet të fillojnë në pranverë, por edhe atje ka një afat shumë të qartë për realizimin.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments