Riverdale NJ : Burim Zhuta, Kryetari i Qendrës Shqiptare në New Jersey, këtu në Amerikë, për të treguar një mbështetje të madhe, dhe solidaritet te plot me dhimbjen që ka pllakosur kudo shqiptarët sot në botë, për viktimat e tërmetit në Shqipëri, tha se ai ka bëri thirrje komunitit strugan në Nju Xhersi (New Jersey) që të hidhen e të ndihmojnë sa më shpejt banorët e zonave të Shqipërisë, që u goditën nga tërmeti, duke lënë 22 të vdekur dhe 600 te plagosur, dhe pa strehë qindra familje, me një dëmë material ende të papërcaktuar.
“Shqipëria, mëmë”, tha Zhuta, “megjithëse është në agoni, lot e trishtim, por ajo e di dhe beson se çdo shqiptar kudo që është do të jetë pranë Nënës Shqipëri, me një mënyrë apo tjetër, së pari me një me shpresë dhe një lutje për të mos rritur bilancin e jetëve të humbura dhe për të pasur sa më shumë të shpëtuar nga personat që po lëngojnë nën rrënoja, dhe do të ketë gadishmërinë tonë për t’i ndihmuar në këtë momentë dramatikë, që po kalojnë, vëllezërit e motrat tona, atje”.