Friday, December 2, 2022
Nabizi KUPA
Lulzimi3
trim2
Nati-Trans4
HomeOpinionBurgu nuk eshte i njejte per gjithe te burgosurit

Burgu nuk eshte i njejte per gjithe te burgosurit

Burgu nuk është i njëjtë për gjithë të burgosurit!..

1.
Menduh Thaçi i ,,opozitës”, të gjitha problemet e shqiptarëve i quan të vogla dhe të zgjidhshme me shkop magjik, nëse kthehet vet në pushtet, si dikur në ,,kohë të arta”, kur nuk la gjë ,,pa lidhur e zgjidhur”, pos integrimeve euroatlantike të shtetit pa emër e pa adresë, që atij i ka mbetur si pikë në zemër!..Të njëjtën gjë thonë Ramushët në anën tjetër të Shqipërisë!..Ndërsa Aliu i ,,pozitës”, përpos hallit të integrimeve, kohët e fundit po merr veremin për shkak të ,,zënkave dhe përplasjeve” mes VMROS-së së bullgarisë dhe LSDM-së së sebisë!..Për këtë hall, përveç faktorëve të jashtëm, thirri edhe vet Hashimin që t’i japë pak përvojë nga përvoja e tij e gjatë, që ka fituar kundrejt serbëve, si në luftë edhe në paqe…

2.
Ujku ka mjegullën kapital!..
Ndërsa populli i ,,durueshëm”, në vend që t’i kthejë gjoksin tallësve e përbuzësve të fatit të tij, hëpërhë, sa i përket integrimeve ka bërë ca hapa përpara ,,liderëve” të vetëpëlqyer: ku përmes ikjeve ilegale, ku përmes lidhjeve martesore, ku përmes vdekjeve nëpër kufij e lumenj të panjohur, po i afrohet ëndrrës së madhe, pra europës!..

3.
Prandaj koncepti i suksesit duhet të mirret për diskutim!..Për shembull: kalojnë kufirin me sukses kaq mijëra njerëz në ditë, shitën me sukses kaq tona drogë në ditë, (dhe në të kundërtën)u kapën me sukses kaq refugjatë ilegal në ditë, u kapën me sukses kaq tonelata drogë në ditë, et, etj…E shihni!..Suksesi nuk mungon në asnjërin rast, dhe ec e gjeja emrin suksesit pastaj!..E lëre më kur flet një politikan analfabet për suksese!..Kështu është edhe me burgun: dikush dënohet me tortura, dikush shpërblehet si torturues…Dhe për ironi, të dy palët banojnë e ushqehen nga i njëjti institucion!..

Lebit  Murtishi

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMO KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments