Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniBurgoset shoferi i kamionit që shkaktoi aksidentin ku vdiqën dy persona në...

Burgoset shoferi i kamionit që shkaktoi aksidentin ku vdiqën dy persona në Shkup (VIDEO)

I dyshuari sipas prokurorisë, në autostradën Shkup- Tetovë- Qarkorja e Qytetit të Shkupit ka drejtuar makinën MAN me targa të Shkupit. “Në momentin që ka arritur tek mbikalimi Vizbeg, nuk ka lëvizur në korsin e mesme të komunikacionit dhe nuk e ka përshtatur kushteve të rrugës dhe dendësisë së komunikacionit. Nga këto arsye nuk ka mundur në kohë të ndaloj kamionin dhe ka goditur në pjesën majtë makinën BMW 535 me targa të Gostivarit, i cili është ndaluar në pjesën e djathtë të komunikacionit për shkak kontrollit nga ana e ekipit policor.

Makina BMW ka marr flakë, me ç’rast bashkudhëtari që ka qenë në makinë ka marr lëndime dhe ka humbur jetën në vendngjarje. Makina e policisë poashtu është lëvizur para dhe ka goditur këmbësorët shoferin e makinës BMW i cili ka qenë jashtë makinës dhe dy zyrtar policor. Që të tre kanë marrë lëndime dhe janë dërguar në Qendrën Urgjente ‘Nëna Terezë’ në Shkup. Njëri prej policëve më pas ka humbur edhe jetën nga goditjet e mara në aksident”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Prokuroria njofton se për të dyshuarin ka kërkuar paraburgim që është pranuar nga gjykata. Të dyshuarit i është caktuar paraburgim prej tetë ditëve.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments