Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniBukëpjekësit nga Kosova të gatshëm të sjellin bukë në Shkup me çmim...

Bukëpjekësit nga Kosova të gatshëm të sjellin bukë në Shkup me çmim 30 denarë

Në një pjesë të marketeve në Maqedoninë e Veriut sot në mëngjes nuk ka bukë të bardhë dhe gjysmë të bardhë me çka furrtarët e realizuan paralajmërimin se nuk do të prodhojnë bukë në qoftë se Qeveria merr vendim për ngrirjen e çmimit në 33 denarë për bukë prej 450 gramësh.

Në rafte kanë mbetur vetëm furnizimet e vjetra me bukë dhe llojet e veçanta të bukëve.

Qeveria e ka ngrirë çmimin e bukës së bardhë dhe gjysmë të bardhë për 33 denarë.

Portali Lideri.mk ka kontaktuar me disa bukëpjekës në Ferizaj të Kosovës, të cilët kanë thënë se janë në gjendje të sjellin bukë në Shkup edhe atë me çmim 30 denarë.

“Ne e bëjmë bukën me standard 500 gram. Nëse e bejmë si në Maqedoninë e Veriut 450 gramë, mund ta sjellim edhe për 27 ose 28 denarë, duke paguar edhe doganë dhe tatimet e nevojshme”, thanë ata.
Njëkohësisht shprehen të habitur nga reagimi i furrtarëve në Maqedoninë e Veriut të cilët kanë lënë raftet e marketeve të zbrazura për shkak të ngrirjes së çmimit në 33 denarë.

“Kjo revoltë nuk ka logjikë ekonomike, sepse çmimet e grurit në tregjet ndërkombëtare po ulen, poashtu është ulur edhe çmimi i vajit, si dhe energjenseve. Me siguri kolegët tanë janë duke e keqpërdorë pozitën në treg. Nuk e di si janë ligjet te ju, por nëse në Kosovë bëhet keqpërdorim i tillë, dënimet janë shumë të rrepta”, shprehen furrtarët e kontaktuar në Ferizaj.

Ata kanë filluar konsultime fillestare mes veti, për organizim që të “mbulojnë vakumin në tregun e Maqedonisë së Veriut”, në rast se bojkoti i filluar zgjat më shumë.
Theksojnë se megjithatë duhet të bëhen edhe disa ndryshime të rregullativave që të mund të sjellin bukë në Maqedoninë e Veriut dhe shtojnë se çmimet e lartëpërmendura të bukës mund ti ofrojnë vetëm në qytetet më afër kufirit, si Shkupi, Tetova dhe Kumanova.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!