Wednesday, December 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2
REKLAMONI KETU!
HomeUncategorizedBujar Osmani: Nuk e di ku është Grubi, ka gabuar që ...

Bujar Osmani: Nuk e di ku është Grubi, ka gabuar që ka ikur

Ish-ministri i jashtëm dhe zyrtari i lartë i BDI-së, Bujar Osmani thoté se nuk e di ku është Artan Grubi, as nuk e di nëse ka pasur dyshtetësi, por mendon se ka gabuar që ka ikur.
Intervista e djeshme televizive e Bujar Osmanit për “360 gradë” pa përgjigje konkrete.

“Nuk do ta dija dhe nuk mund të spekuloja. Realisht nuk e dimë se ku është”, tha nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani.

“Nëse më pyet pse iku, mendoj se ka gabuar që ka ikur”. Ai duhej të qëndronte, të përballej me situatën dhe të thoshte të vërtetën e tij. Partia nuk mund të mbajë përgjegjësi për veprimet e 34 mijë anëtarëve të saj”, shtoi ish-ministri i Jashtëm.

Këtë e ka thënë Osmani i pyetur se ku ndodhet ish-partiaku i tij Artan Grubi, pas arratisjes nga vendi. Osmani theksoi se nuk ka asnjë komunikim me të dhe nuk ka informacion nëse Grubi ka nënshtetësi shqiptare.

Sipas tij, ai u largua nga jeta aktive politike.

“Mund të them në emër të partisë se ne e kuptojmë që situata nuk është e lehtë dhe i kuptojmë zhgënjimet dhe dyshimet e qytetarëve në politikë. Edhe partia jonë në njëfarë mënyre është vënë në provë të integritetit. Më duhet të theksoj se veprimet e individëve nuk mund të përcaktojnë një parti të tërë. Partia përcaktohet nga parimet dhe vendimet e saj kolektive. Nuk mund të gjesh asgjë të diskutueshme për BDI-në sa i përket politikës kundër korrupsionit”, tha Osmani në emisionin “360 Gradë”.(INA)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!