Tuesday, December 10, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniBujar Osmani: Ja cili libër do t’ua ndryshon dramatikisht mënyrën se si...

Bujar Osmani: Ja cili libër do t’ua ndryshon dramatikisht mënyrën se si e shihni botën (VIDEO)

Bujar Osmani: Ja cili libër do t’ua ndryshon dramatikisht mënyrën se si e shihni botën (VIDEO)

Libri “Nudge” nga Thaler dhe Sunstein është libri i radhës të cilin ua ka sugjeruar ndjekësve të tij në rrjete sociale kandidati shqiptar për president, Bujar Osmani.

Ministri Osmani thotë se është libër i domosdoshëm për të gjithë ata që duan të kuptojnë se si njerëzit marrin vendime në jetën e përditshme dhe, ata të cilët janë pjesë e shërbimit publik.

“Sipas autorëve, me hapa shumë të vegjël, ndonjëherë dhe të padukshëm, mund të bëjmë ndikim dramatik në vendimmarrjen e njerëzve për një jetë më të shëndetshme dhe më cilësore. Ata bënë një eksperiment, në mensën e një shkolle fillore, vendosin pemët dhe perimet në rend të parë kurse ëmbëlsirat në rend të fundit. Në shkollën tjetër e bëjnë të kundërtën, ëmbëlsirat në rend të parë dhe pemët dhe perimet në rend të fundit. Në shkollën ku pemët janë në pjesë më të dukshme për nxënësit, 25% nxënësit konsumojnë ushqim të shëndetshëm më shumë se sa ata në shkollën tjetër. Dhe kjo flet se, me një riorganizim të vogël të produkteve ushqimore nëpër shkolla, do të bëjnë ndikim dramatik në atë se si ushqehen fëmijët, nxënësit dhe çfarë shëndeti do kenë ata. Ata bëjnë edhe disa eksperimente tjera, të cilët tregojnë se si të gjithë ata të cilët kanë mundësi të ndikojnë dhe i quajnë arkitekt të zgjidhjes, munden me disa lëvizje të vogla të bëjnë ndikim të madh në vendimmarrjen e njerëzve. Andaj, ky libër do të ndryshon dramatikisht mënyrën se si e shihni botën.

Është lehtë i lexueshëm dhe i këndshëm. Jua rekomandoj të gjithëve. Ju faleminderit dhe mirupafshim në rekomandimin e radhës!” u shpreh Osmani.

VIDEO: https://fb.watch/r0-IkMLYp6/

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!