/div>
Loris
ezgif-com-add-text-2
Dhoma-Energy Reklamo ketu!
Bujar Osmani është i bindur: BDI do të fitojë, por qëllimi është të fitojnë shqiptarët
Maqedoni, Slider

Bujar Osmani është i bindur: BDI do të fitojë, por qëllimi është të fitojnë shqiptarët

Zëvendëskryeministri për Cështje Evropiane Bujar Osmani ka deklaruar se BDI do të jetë fituese në zgjedhjet e 12 Prillit.

Por ai ka bërë thirrje deri te fraksionet e partive opozitare shqiptare që të bashkohen me qëllim që shqiptarët të fitojnë sa më shumë deputetë duke rritur kështu peshën politike në përgjithësi informon Tetova sot. Osmani me këtë rast ka deklaruar se ne i stimulojmë fraksionet e partitve opozitare shqiptare që ata të bashkohen sepse do të rritet numri i deputetëve shqiptarë dhe bashkë me këtë do të rritet edhe forca politike në përgjithësi në Parlament.
“Për ne më shumë rëndësi ka që mos zvogëlohet numri i deputetve shqiptarë se sa ajo nëse BDI do të merr një më shumë ose më pak deputetë në këto zgjedhje ” ka deklaruar njeriu i dytë i Qeverisë dhe përfaqësues i lartë i BDI-së.
Osmani poashtu thotë se BDI do ti fitojë këto zgjedhje.”Merrni cilën do anketë, BDI del fituese në zgjedhjet e 12 prillit.Megjithatë nuk duam të kemi fitore të Piros në atë mënyrë që sërish tek presidenti të shkojnë dy parti maqedone dhe gjashtë parti shqiptare ” ka deklaruar ai .

January 15, 2020

error: Content is protected !!
Struga Ekspres