Friday, April 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniBrukseli nuk e minon Marrëveshjen e Prespës, vëmendja kthehet ndaj deputetëve

Brukseli nuk e minon Marrëveshjen e Prespës, vëmendja kthehet ndaj deputetëve

Një ditë pas referendumit, Bashkimi Evropian, përmes komisarit për zgjerim, Johanes Han dhe përfaqësuese së lartë për politikë të jashtme, Federika Mogerini, porositi se rezultati nga referendumi është shenjë për mbështetje nga qytetarët si për Marrëveshjen e Prespës, ashtu edhe për ardhmërinë evropiane të vendit.

“Në mënyrë të qetë dhe demokratike shumica e madhe e atyre të cilët e kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre të votës thanë ‘po’ për Marrëveshjen e Prespës për emrin dhe për rrugën evropiane. Parlamenti tani është thirr të vazhdojë me hapat e ardhshëm për implementimin e marrëveshjes për emrin përmes vendimit për miratimin e ndryshimeve kushtetuese”, shkruan në deklaratën e Hanit dhe Mogerinit.

Shumica e diplomatëve në Bruksel janë në linjën e njëjtë me eurokomisarin dhe përfaqësuesen e lartë, ndërsa pritet që vëmendja e BE-së tani të kthehet ndaj deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë për miratimin e ndryshimeve të nevojshme kushtetuese.

Brukseli, gjithashtu, e pret vlerësimin përfundimtar të OSBE/OHIHR-së për votim, me shpresë se ai ndoshta do të japë përgjigje për jehonën e ulët të qytetarëve. Diplomatët në Bruksel për MIA-n thonë se i intereson të dinë nëse ka pasur presion ose frikësim që njerëzit të mos dalin të votojnë, por edhe se mbesin pyetjet rreth spastrimit të listës zgjedhore.

Në Bruksel, si dhe për opinionin në Maqedoni, paqartësitë rreth spastrimit të listës zgjedhore janë problematike.

Drejtpërdrejtë para referendumit, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve pranoi se lista zgjedhore “nuk është ideale”. Nga fillimi i muajit gusht KSHZ-ja paralajmëroi se lista e re zgjedhore i përfshin të gjithë ata që i kanë mbushur 18 vjet deri në më 30 shtator, ndërsa janë larguar të vdekurit deri më 30 qershor të këtij viti. Por, mbetet pyetja e hapur nëse dhe sa qytetarë e kanë braktisur shtetin, por mbesin të paregjistruar në listë. Në kushte të popullatës së paregjistruar nga viti 2002, situata është delikate për të gjithë ata të cilët i interpretojnë rezultatet nga referendumi.

Megjithatë në BE mbizotëron përshtypja se 600 mijë vota janë “numër serioz” i cili është vështirë për t’u injoruar, prej këtu edhe vlerësimi i komisarit Han dhe i Mogerinit se qytetarët e mbështesin Marrëveshjen.

Diplomatët evropianë kanë vesh edhe për argumentin e qeverisë se censusi prej 50 për qind është i lartë, veçanërisht në krahasim me censusin për zgjedhjet presidenciale që është 40 për qind.

“Përqindja prej 36 për qind është jehonë e zakonshme për shumë vende në botë”, thonë burime në Bruksel për MIA-n.

Për diplomatët, bojkoti i komplikon punët, por “nuk e shfuqizon votën e atyre që kanë dalë të votojnë”.

“Më shumë dëshironim të ketë jehonë të madhe kuptohet, por kjo nuk ndryshon thelbësisht, përveç nëse nuk ka shumicë në Kuvend”, sqarojnë burime të MIA-s në Bruksel.

Me këtë rast, çështjet mbeten të hapura rreth faktit që referendumi ishte konsultativ, dhe si i tillë për disa vëzhgues të hashtëm është vështirë të kuptohet pasi dalja është obligative. Por, Komisioni evropian, si dhe vendet anëtare, në pajtim me rregullat , nuk përzihen në procedura e brendshme të vendeve kandidate, përkujtojnë në Bruksel.

Në çdo rast, të gjitha burimet diplomatike në Bruksel për MIA-n shpresojnë se opozita “do të jetë më konstruktive se deri tani” dhe askush nuk e minon Marrëveshjen e Prespës derisa nuk shteren të gjitha mekanizmat, para së gjithash votimi në Kuvend. Në këtë kontekst nuk përjashtohet presion nga familja evropiane ndaj VMRO-DPMNE-së, konkretisht nga Partia Popullore Evropiane (EPP).

Grupi parlamentar i EPP tani për tani nuk u prononcua me reagim për votimin e djeshëm, përveç Eduard Kukanit, i cili në Tuiter porositi se sinjali i qytetarëve për përkrahje të Marrëveshjes me Greqinë është i qartë dhe ai duhet të respektohet edhe krahas daljes së vogël. Ai kërkoi nga të gjithë politikanët në Maqedoni ta “kapin” rastin për ardhmëri më të mirë të Maqedonisë.

“Demokristianët evropianë ishin të rezervuar në ragimet e tyre edhe pas nënshkrimit të Marrëveshjes për emrin, pasi partitë e tyre simotra nga të dy anët në kufiritn Greqi-Maqedoni u prononcuan kundër këtij kompromisi, por prapa skenave diplomatët pohojnë se anëtarë të cekur të EPP-së po tentojnë të ndërmjetësojnë dhe t’i zbutin qëndrimet e VMRO-DPMNE-së dhe Demokrarisë së Re. Rol të ngjashëm diskret ndërmjetësues nuk u përjashtua edhe gjatë periudhës së ardhshme kur duhet të binden deputetët nga opozita të votojnë për ndryshimet kushtetuese”, thonë burime në Bruksel.

Mbeten pyetje të papërgjigjura edhe rreth asaj se sa është kredibile mundësia të shkohet në zgjedhje të parakohshme, obsion i cili në Bruksel askend nuk e mahnit.

Burime të MIA-s paralajmërojnë po ashtu se Marrëveshka e Prespës përmban afate të caktuara, të cilat duhet të respektohen.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments