Janë bllokuar llogaritë e 20 komunave në Maqedoni nga gjithsej 80. Pjesa më e madhe e këtyre komunave janë në rajonin e lindjes, ngase llogaritë janë të zbrazura kurse borxhet janë shumë të mëdha.
Në këtë liste hyjnë komunat: Zrnovci, Pllasnica, Resnja, Dellçeva, Ohri, Struga, Pehçevë, Komanovë, Gradsko, Brvenica, Tetovë, Rankovce, Sopishte, Berovë, Karbinci, Nagoriçan i Vjetër, Negotinë, Çashkë, Dollneni dhe Vrapçishte.
Shembull, borxhi i komunës së Kumanovës ishte 67 milion denarë, kurse tani ngelet të paguhet vetëm kamata prej 12,1 milion denarë. Komuna e Dellçevës është në borxh 4 milion euro, kurse buxheti bazë, pa bllok dotacione në këtë komunë kap shumën prej 1,3 milion euro. Në komunën e Çashkës llogaria është e bllokuar për shkak të borxhit prej 15 milion denarë, Zrnovci ka borxh 8 milion denarë, Pehçevë 81 milion denarë, pa kamata. Komuna e Berovës është me llogari të bllokuar për shkak të borxhit prej 31 milion denarë pa kamatë. Llogaria e qytetit të Shkupit nuk është e bllokuar, por borxhi i saj kap vlerën e 33 milion euro, kurse në Manastir 12 milion euro.
Në situatë të këtillë, komunave u lejohet të marrin para për rroga dhe pagat e të punësuarve dhe vetëm aq. Gjithçka tjetër që hyn në llogarinë e komunës, shkon për pagesë të borxhit.