Friday, March 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniBogoevski:Kemi regjim diktatorial

Bogoevski:Kemi regjim diktatorial

Lidhur me aferën përgjimeve ka reaguar edhe ish kreu Drejtorisë për Zbulim dhe Kundërzbulim Sllobodan Bogoevski duke e krahasuar pushtetin aktual me regjimet tiranike diktatoriale. “Kemi të bëjmë me pushtet tiran që nuk do të përmbahet, madje as nga veprimet kundër jetës së dikujt, përfshirë këtu edhe liderin e LSDM-së, Zoran Zaev”, ka deklaruar Bogoevski duke paralajmëruar publikimin e shumë dëshmive për pushtetin aktual por vetëm pas rënies së tij. Sipas tij, në Maqedoni nuk ka rend kushtetues, por sundim të familjes Gruevski.

“Kjo vërtetë është puç ndaj rendit kushtetues nga ana e kryeministrit dhe kushërinjve të tij më të afërt, pasi unë vazhdimisht them se ne nuk kemi rregullim kushtetues, por familje që e terrorizon VMRO-DPMNE-në dhe të gjithë neve si qytetarë. Në Maqedoni, pas gjithë asaj që e pamë në 9 vitet e fundit sa është Gruevski në pushtet, është normale që njerëzit frikësohen për jetën e tyre sepse nëse ju keni arrestime të këtilla masovike të njerëzve pa kurrfarë baze, njëri prej tyre jam edhe unë, dhe nëse i shkatërroni familjet e atyre njerëzve, nëse ua përvetësoni firmat, nëse u bëni reket dhe çdo ditë i shtypni, nëse dëgjoni për raste të pasqaruara të vrasjeve, është normale që njerëzit të frikësohen për jetën e tyre sepse ambientin që e imponuan familja në pushtet në Maqedoni është pikërisht ajo që e dëshiron Gruevski-t’i frikësojë qytetarët dhe ata të jetojnë në frikë. Është normale që çdo njeri të frikohet për jetën e vet dhe të jetë racional sepse kemi të bëjmë me pushtet tiran që nuk do përmbahej nga metodat e tilla ndaj çdo kujt e jo vetëm ndaj liderit të LSDM-së, Zaevit”, deklaroi Sllobodan Bogoevski, ish shef i DSK-së

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
Previous article
Next article
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments