Sunday, May 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniBllokohen udhëtarët për 3 orë në trenin e linjës Kërçovë-Shkup

Bllokohen udhëtarët për 3 orë në trenin e linjës Kërçovë-Shkup

Treni i linjës Kërçovë – Shkup, ka mbetur tre orë i bllokuar në Gostivar. Shkak i bllokadës ka qenë kapja e një kablloje elektrike nga ana e trenit në Lagjen Tullana. Rastin është paraqitur në polici, por ekipet e hetimit kanë intervenuar vetëm pas tre orëve, raporton Flaka

Kështu thonë punonjësit e hekurudhave të Maqedonisë në Gostivar dhe udhëtarët. Këta të fundit u ankuan për vonesën e gjatë, pasi kanë pasur punë me tremine në Shkup dhe një pjesë e tyre është obliguar që të udhëtojë me autobusë, për çka është dashur të paguajnë dy herë.

Treni i linjës Kërçovë-Shkup, ka pësuar një aksident mëngjesin e sotëm në hyrje të Gostivarit. Në Lagjen “Tulla” duke qenë në lëvizje treni ka kapur një kabllo të rrjetit elektrik. Udhëtarët dhe treni ka kaluar pa dëme. Kur ka ndaluar në Stacionin e Gostivarit, drejtuesi i tij e ka paraqitur rastin në polici, por ekipet e hetimit janë vonuar tepër dhe treni me orë të tëra nuk ka mundur të niset. Kështu thonë punonjësit e hekurudhave të Maqedonisë në Gostivar dhe udhëtarët. Këta të fundit u ankuan për vonesën e gjatë, pasi kanë pasur punë me tremine në Shkup dhe një pjesë e tyre është obliguar që të udhëtojë me autobusë, për çka është dashur të paguajnë dy herë.

‘Jemi duke pritur tre orë. Policia erdhi në kohë, por jo edhe ekipet e hetimit. Ne të revoltuar reaguam kur erdhën ata, por u pa se nuk kishin forte dertin tonë, gjatë gjithë kohës qesheshin. Kjo na ka kushtuar shumë neve, pasi jemi duke udhëtuar në Shkup e atje kemi lënë termine. Dikush që nuk i premtonte koha, la trenin dhe shkuan për në Shkup me autobusë’, tha një udhëtarë.

Treni nga Gostivari, sipas treminit të rregullt, ishte dashur të niset në ora gjashtë të mëngjesit, por ai nisi pas orës 9.

Trenat në Maqedoni shpesh kanë probleme gjatë lëvizjeve të tyre, infastruktura e dobët hekurudhore dhe vagonat e stërvjetëruar, janë problem shtesë për të udhëtuar me tren në Maqedoni. Trenat në Maqedoni shpesh janë edhe shënjestër e disa personave, të cilët gjuajnë me gurë në drejtim të tyre ose vendosin objekte të rënda në binarë, gjë që shkakton dëmtim të trenave. Përveç kësaj, Hekurudhat e Maqedonisë përballën edhe me vjedhje të shumta. Sipas të dhënave të nxjerra nga “Hekurudhat e Maqedonisë – Transport”, në vitin 2017 janë bërë 21 vjedhje të pjesëve të ndryshme të trenave, vlera e të cilave arrin pothuajse në 17 milion denarë. Flaka

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments