Tuesday, May 7, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionBlerona Brao: Mirë që festoni, por t'ju vij turp që i keni...

Blerona Brao: Mirë që festoni, por t’ju vij turp që i keni lënë shqiptarët në Manastir pa punë, pa arsim dhe disa familje pa shtëpi

Mëngjesin e kishin zënë statuset e rrjeteve sociale duke festuar secili 22 Nëntorin, Kongresin e Alfabetit, të cilin ne e përdorim sot ashtu siç na kujtohet, ashtu siç dëshirojmë dhe ashtu siç na do shpirti, neve që kurrë s’punuam për historinë e popullit tonë, kurrë nuk e përkrahëm historinë e popullit tonë, madje u munduam ta zhdukim historinë e popullit tonë.

Në këtë shkrim sot nuk do fajësoj askënd nga ata që janë në pushtet, gjithsesi ata janë armiqtë e fundit që e baltosën historinë, kremtimet, datat më të rëndësishme që flasin për Gjuhën dhe për Shqiptarët në përgjithësi.
Të parët jemi ne dhe vetëm ne që kurrë nuk ulëm kokat, kurrë nuk bashkuam mendjet e ndritura ta kthejmë, ta mirëmbajmë ata që të parët tanë e përgatitën që ne dhe fëmijët tonë të luftojmë, të mbrojmë gjuhën tonë, historinë tonë dhe mbitëgjitha Gjakun tonë.

Nuk e di a ju ka rastisur të kaloni në Manastir dhe t’i shikoni se si jetojnë vëllezërit dhe motrat tona atje?! Nuk e di, mësimdhënësve, që sot aq krenar ndjehen me veten e tyre duke shkruar gati për çdo vit të njëjtat shkrime, historinë e njëjtë, a iu ka vajtur në mendje të hedhin një sy tek shtëpia e Alfabetit?

“Nuk e di nëse këta studente që dalin me diploma të shkëlqyera a u ka shkuar ndonjëherë në mendje gjatë atyre 4-6 viteve që kanë studiuar Gjuhën dhe Letërsinë shqipe të pyesin se ne ç‘gjendje e kanë lënë shtëpinë e Alfabetit?!

Jo nuk u ka shkuar asnjëherë, sepse këta që I përmenda më lartë, përveç orëve të mësimit dy orëshe në ligjerata apo 45 minutshe në shkollat fillore dhe të mesme, dhe përveç rrogave që I marrin, qe ndonjë ditë brezi i ardhshëm nuk do t’ua bëj hallall, asgjë nuk iu intereson jashtë këtyre dy gjërave.

Sot dyfish më shumë duhet të na vij turp që gjuhën tonë nuk e ruajtëm, trefish më shumë të na vij turp që të drejtat tona si Shqiptarë po na i varrosin dhe njëqindfish më shumë të na vij turp që i kemi lënë shqiptarët në Manastir pa i përkrahur: pa punë, pa arsim dhe në disa familje edhe pa shtëpi.

Blerona Brao

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments