Saturday, April 27, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeSliderBinjakët lindin me 15 minuta diferencë mes njëri-tjetrit, por në vite të...

Binjakët lindin me 15 minuta diferencë mes njëri-tjetrit, por në vite të ndryshme

Një rast shumë i rrallë i ka ndodhur një familjeje në Kaliforni, të cilët janë bërë me binjakë të lindur në vite të ndryshme, ku sipas qendrës Mjekësore Natividad, shanset për të lindur binjakë në vite të ndryshme janë 1 në 2 milionë raste.

Fatima Madrigal, nga Greenfield, Kaliforni, solli në jetë Alfredo Antonio Trujillo në orën 23:45, më 31 dhjetor 2021.

Ndërsa vetëm 15 minuta më vonë, në mesnatën e 1 janarit 2022, ajo solli në jetën binjaken, Aylin Yolanda Trujillo.

“Është çmenduri për mua që ata janë binjakë dhe kanë ditëlindje të ndryshme”, tha Madrigal në një deklaratë.
Alfredo dhe Aylin kanë dy motra më të mëdha dhe një vëlla më të madh.

“Kjo ishte padyshim një nga lindjet më të paharrueshme të karrierës sime. Ishte një kënaqësi absolute të ndihmoja këta të vegjël të mbërrinin të sigurt në 2021 dhe 2022. Çfarë mënyrë e mrekullueshme për të filluar Vitin e Ri!”,- ka thënë në një deklaratë mjekja Ana Abril Arias.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments