“Bie” Shkodra! Benet Beci po fiton thellë zgjedhjet në bastionin e demokratëve

0
68

Kandidati i Partisë Socialiste, Benet Beci po fiton Bashkinë e Shkodrës me rezultat mjaft të thellë.

Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-54-06-f3965d67

Janë numëruar 212 qendra votimi nga 247 në total dhe Beci kryeson me mbi 10 mijë vota.

Ai udhëheq me 29,234 vota, që përkthehen në 60.28%. Ndërsa rivali i tij në garë, Bardh Spahia, ka siguruar 19,265 vota ose 39.72%.

Shkodra do të jetë për herë të parë e administruar nga socialistët, të cilën kanë premtuar investime të shumta.

Për kampin demokrat, humbja e bastionit më të rëndësishëm, është një goditje mjaft e rëndë, që vë në pikëpyetje vijimin e qëndrimit të Sali Berishës në krye të opozitës.


Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-47-36-76a070c5