Thursday, May 9, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniBie në Lanë autobusi i Unazës në Tiranë

Bie në Lanë autobusi i Unazës në Tiranë

TIRANË– Një ngjarje e frikshme është regjistruar pasditen e kësaj të premte në Tiranë, ku autobusi i Unazës ka përfunduar në Lanë.

Disa pasagjerë kanë mbetur të plagosur, teksa nuk dihet ende gjendja e tyre shëndetësore.

Ngjarja ka ndodhur te kinema Agimi, duket qartë autobusi që qëndron mes Lumit të Lanës.

Mësohet së në aksident është përfshirë dhe një mjet tip Benz, i cili po ashtu ka rënë në Lanë dhe ndodhet poshtë autobusit.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka mbërritur në vendin e ngjarjes, gjithashu është bashkuar dhe Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj

Njoftimi i policisë

Policia e Tiranës kë publikuar detaje zyrtare në lidhje me aksidentin rrugor të ndodhur mbrëmjen e së premtes në kryeqytet, ku një autobus i unazës dhe një automjet tjetër kanë rënë në Lumin e Lanës.

Policia bën të ditur se makinat përfunduan në lumë pasi u përplasën me njëra-tjetrën më parë. Si pasojë e aksidentit raportohet për dy persona të lënduar.

“Më datë 29.04.2022, rreth orës 20:10, në afërsi të Kinema Agimi, një autobus është përplasur me një automjet, dhe si pasojë drejtuesi i autobusit ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe ka rënë në Lumin Lana.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar dhe janë paraqitur në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën dy pasagjerët e automjetit që u përplas me autobusin.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, mbyllet njoftimi i policisë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments