Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionBexhet Asani: Ja çfarë më bënë "shokët e mi" në kohën e...

Bexhet Asani: Ja çfarë më bënë “shokët e mi” në kohën e UDB-së famëkeqe (dokument)

Prof.Bexhet Asani

SHOKU

Kam pasur një shok, po nuk e di në e kam pasur shok…! Megjithatë unë e kam konsideruar si shok! Dhe vazhdoja ta konsideroja, por nuk e di a i besoja..! Sepse kaluam kohë të pa kohë! Ishin kohë sa të tmerrrshme po aq kohë krenarie. Viti 1968 pastaj viti 1981 i lavdisë dhe krenarisë kombëtare. Pastaj filluan reprezaljet, përndjekjet, burgosjet, vrasjet për rrafsh 9 vjet. Nga të dhënat zyrtare del se çdo i pesti ishte bashkëpunëtor i UDB-së, por kjo shifër ndryshonte te shqiptarët, lirisht mund të thuhet se çdo i treti ishte bashkëpunëtor i UDB-së famëkeqe. Pikërisht këto nëntë vjet, mund të të shkaktonte shoku nëntë plagë si të Gjergj Elez Alisë! Për këto 9 vjet mund ta dije kë kishe shok dhe kush ta mbante thikën në gropë të qafës! Bastiseshin shtëpi të “shokëve”, për çudi bastiseshin edhe shtëpi të shokëve të dyshimtë! E kjo dihej pse bëhej: që ne dhe populli të fitonim besimin tek ata “shokë”..! Koha na poqi para kohe si “Lulin e vocërr” të Migjenit. Ata “shokë” na afroheshin si “patriotë” ne i largonim qetë qetë me marifetet tona, me të mirë sepse të bënin hatanë..! Të vrisnin ditën e të qanin natën! Megjithatë nuk shpëtuam pa ferrë në këmbë sado që ishim të kujdesshëm në atë drejtim. Ajo kohë ndau njëherë e përgjithmonë shapin nga sheqeri! Po ata “shokë”, na dalin të persekutuar..! Gjer dje krenoheshin dhe e mbanin në zemër Librezën e Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë…! Dreq o punë..! Sot dalin më atdhetarë se atdhetarët! Lëvdohen në rrjetet sociale nga shokët e tyre besnikë të një ideali prej tradhtari, pa fijen e turpit. Ata janë tipa që qeshin kur është për të qarë, këndojnë kur është për të vajtuar! Nga goja e tyre asnjëherë nuk del ndonjë fjalë e mirë! Ata kurrë nuk kanë bërë dhe nuk bëjnë ndonjë vepër humanitare! Ata nuk kanë bërë dhe nuk bëjnë kurrë ndonjë vepër atdhetare! Atdhetarizmin e kanë në gojë pas çdo të dytë fjale…! Dhe njerëzit e gjorë u besojnë! Natyrisht u besojnë ata të cilët nuk janë djegur nga qumështi që pastaj t’ i frynin edhe dhallit..! Ata “shokë” kanë para dhe ulen kafeneve qirasin pa iu dhimbsur, u mbajnë ligjërata! Po ata njerëz që ulen e hanë e pijnë me ta, nuk e dijnë apo bëjnë sikur nuk e dijnë!, se ato para janë gjak nga gjaku i popullit të tyre..!? Sa mirë e ka thënë i madhi Ismail Kadare:” kuptohet që të jesh antishqiptar është fare e lehtë, madje është shpesh fitimprurëse. Kështu dhe kurrsesi ndryshe mund të kuptohet vala antishqiptare që shpërtheu rrotull Shqipërisë dhe brenda në Shqipëri kohët e fundit. Kështu shpjegohet përse një grusht intelektualë renegatë shqiptarë u bënë befas të përkëdhelurit e medias botërore, të përkëdhelurit e disa forumeve ndërkombëtare dhe, ç‘është më e keqja, zëdhënësit për problemet shqiptare”.

Shajnë prapa krahëve ish shokët e tyre dhe popullin shqiptar. Ata nuk kanë guxim të ballfaqohen me të vërtetën e krimeve të tyre. Ata përrallisin edhe ndonjë letër anonime..! Po kur i zë në gojë dosjet, ata bishtin ndër shalë ikin mender si të dhjerë..!
Më vjen keq që po e përdor këtë fjalë por ata “shokë” e meritojnë…!

Ps
Për ata që do të kenë durim ta lexojnë edhe dokumentin e më poshtëm, neni 43 alinea 1 pika 6 i Kushtetutës së FSFJ-së shkruante:
Rrezikim të integritetit territorial të RSFJ-së…!
E po ja ky nen më ka ndjekur mua falë “shokëve” të mi..!

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!