Besimtarët ortodoksë sot festojnë “Ujin e Bekuar”. Kjo ditë shënohet që nga shekulli i dytë i epokës së re. Festimi është i lidhur me pagëzimin e Jezu Krishtit nga Shën Gjoni, i cili prej atëherë quhet Pagëzor, ndërsa kapja e kryqit do të thotë bashkimi i njeriut me Krishtin.
Tradicionalisht i pari i Kishës ortodokse në Maqedoni Stefani shenjtëron ujërat e Vardarit dhe hedhë kryqin, të cilin tentojnë ta kapin qindra besimtarët.
Sipas besimit ortodoks, ai që kapë kryqin, gjatë tërë vitit do të ndiqet nga fati i mirë, shëndeti dhe mirëqenia.
“Uji i bekuar”, apo data 19 janar këtë vit, në pajtim me Ligjin për festa të Maqedonisë, është ditë jo pune për besimtarët ortodoksë.