Saturday, May 4, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoni“Besa” e Kasamit me mbështetje për referendumin e ardhshëm, ja bartësit e...

“Besa” e Kasamit me mbështetje për referendumin e ardhshëm, ja bartësit e fushatës

Lëvizja “Besa” sot në konferencë shtypi paralajmëroi se do ta mbështesë referendumin e ardhshëm dhe se do ta motivojë popullatën shqiptare që sa më masivisht të dalë më 30 shtator dhe të votojë “pro”.

Para qytetarëve BESA e shpalli fillimin e fushatës për Referendumin i cili do mbahet më 30 shtator. Me lejoni që para juve të paraqes ekipin e Shtabit Qendror i cili do menaxhojë këtë fushatë 20 ditore. Anëtarë të shtabit qendror janë:.Arjanit Hoxha, Kastriot Rexhepi, Abdush Demiri, Xhemile Memedi, Binas Pajaziti, Sedat Ramadani, Hatije Azizi Etemi, Xhevair Miftari, Adnan Azizi

Poashtu shtabi qendror ka emëruar edhe dy zëdhënësat e kësaj fushate të cilit janë: Arben Zyberi dhe Elmedin Memishi

“Për ne kjo fushatë e referendumit është për të përdëftuar qartazi pozicionimin tonë se me votën PËR radhitemi në grupin e gjithë atyre që janë PRO NATO dhe PRO Bashkimit Evropian si një alternativë e vetme për Maqedoninë dhe të ardhmen e sigurt të këtij shteti”, theksoi Arianit Hoxha nga “Besa”.

Pasi që edhe Referendumi, sipas tij edhe ndryshimet kushtetuese janë pjesë e po këtij procesi, por në dy faza të ndryshme, ne në këtë fazë duke ofruar argumentet e duhura, do t’a motivojmë popullatën shqiptare që masovikisht të del më 30 shtator dhe të votojnë PËR në ditën e votimit, ndërsa një nga premtimet tona është se në fazën e dytë, atë të hapjes së ndryshimeve kushtetuese do angazhohemi që konform përcaktimeve tona programore dhe pritjeve të popullatës shqiptare të kërkojmë saktësimin e termit kushtetues prej “20 për qind”, duke u zëvendësuar me “shqiptar” dhe “gjuhë shqipe” .

Prandaj edhe sllogani që ne kemi përzgjedhur në këtë fushatë është “PO për NATO dhe BE, si shqiptar e jo si përqindje”.

Fushata jonë është e konceptuar me aktivitete gjatë gjithë këtyre 20 ditëve duke u takuar me qytetarët dhe duke patur paraqitje publike për dobitë dhe përparësitë e kyçjes së vendit në NATO dhe Bashkimin Evropian.

Urojmë që kjo fushatë të jetë pozitive dhe në fund të përmbyllet me sukses duke votuar PËR paqe dhe siguri, për zhvillim ekonomik dhe standarde evropiane, si dhe për barazi dhe respektim të identitetit dhe gjuhës edhe të bashkësisë së dytë më të madhe në Maqedoni, pra shqiptarëve, shtoi më tej Hoxha.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments