Tuesday, April 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniBE: Vaksinat janë shumë të sigurta, po monitorojmë efektet anësore

BE: Vaksinat janë shumë të sigurta, po monitorojmë efektet anësore

Vaksinat në gjendje janë shumë të sigurta dhe, aktualisht, janë nën monitorim për efektet anësore, tha Drejtoresha e Përgjithshme e Departamentit të Shëndetit të KE, Sandra Gallina, gjatë një fjalimi për kontratat e vaksinave antiCOVID-19, në një seancë dëgjimore në Parlamentin Europian.

Në veçanti, eurodeputetët do të marrin në pyetje Komisionin e BE-së mbi procedurat për miratimin e vaksinave dhe numrin e dozave të blera nga Blloku.

“Ne po monitorojmë çdo rast efekti anësor të vaksinës. Tani për tani, ka pasur vetëm një rast, në lidhje me “Pfizer” dhe, pas analizës, u kuptua se efekti nuk kishte të bënte me vaksinën”, shpjegoi Gallina.

“Këto vaksina janë shumë të sigurta dhe japin pak reaksione, kështu që shumë shkencëtarë thonë se është si të kalosh nga qiriri te drita elektrike”, theksoi ajo.

Në lidhje me vaksinën e “AstraZeneca”, Gallina shtoi se nëse ajo merr dritën jeshile për tregtimin e vaksinës së saj antiCOVID në BE, shpresohet që kompania farmaceutike të bëjë dërgesat e para dy javë pas autorizimit, por kjo çështë është në proces e sipër dhe duhet të diskutohet me Shtetet Anëtare.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments