Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniBE-ja propozon ndalimin e udhëtimeve deri më 15 maj

BE-ja propozon ndalimin e udhëtimeve deri më 15 maj

Komisioni Evropian (KE) u ka kërkuar vendeve anëtare të zgjasin ndalimin e udhëtimit deri më 15 maj, njoftoi Brukseli.

“Përvoja e shteteve anëtare dhe vendeve të tjera të ekspozuara ndaj pandemisë, tregon që masat e marra për të luftuar përhapjen e virusit, për të qenë efektive, duhet të zgjasin më shumë se 30 ditë”, tha Komisioni në një deklaratë.

Komisioneri Evropian, Margaritis Schinas, që është përgjegjës për promovimin e mënyrës evropiane të jetesës, theksoi se deri më tani, shtetet anëtare të BE-së, kanë zbatuar me sukses masat e nevojshme për të luftuar pandeminë.

“Megjithëse ne tashmë mund të shohim rezultatet e para, nevojitet një shytrje e kufizimeve të udhëtimit për të vazhduar me uljen e përhapjes së sëmundjes. Ne nuk mund ta hapim derën, derisa ta sigurojmë shtëpinë”, tha Schinas.

Kufizimi i udhëtimit, si dhe ftesa për ta zgjatur atë, i referohet zonës së ashtuquajtur “BE plus”, e cila përfshin të gjitha shtetet anëtare të BE-së, anëtarët e Shengenit, si dhe katër vendet – Islandën, Lihtenshtajnin, Norvegjinë dhe Zvicrën.

Komisioni Evropian bën thirrje për një qasje të koordinuar, pasi beson se masat mund të jenë efektive, vetëm nëse zbatohen nga të gjitha vendet në të njëjtën periudhë dhe në një mënyrë unike.

Sipas Komisionit Evropian, që në gjysmën e dytë të marsit kur filloi zbatimi i kufizimit të udhëtimit, trafiku i pasagjerëve ajror është zvogëluar pothuajse në zero.

Deklarata e KE-së tha se çdo zgjatje e mëtejshme e kufizimeve të udhëtimit përtej 15 majit do të vendoset më vonë, dhe do të bazohet në një vlerësim të situatës epidemiologjike.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!