Thursday, April 18, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionBDI,KA NEVOJE PER FRYME VLERASH

BDI,KA NEVOJE PER FRYME VLERASH

BDI,KA NEVOJE PER FRYME VLERASH

Zevendes ministri Arben Labenishti shkruan ne profilin e tij para pak castesh:Jam shprehur edhe me pare se, Dega e BDI-së në Strugë, në kuptimin e të djeshmes, të sotmes dhe të nesërmes përbën një shqetësim real i cili kërkon zgjidhje të drejtë, progresiste dhe vizionare.

Jo vetem ngjarjet në zgjedhjet vendore të 2013-ës në Strugë qe nxorren dukshem ne siperfaqe demagoget e arrivistet, por edhe drejtimi i mbrapsht, për rrjedhojë i dëmshëm i degës së BDI-së edhe para ketyre zgjedhjeve, duhet të jetë një leksion për të mos gabuar, por per te mësuar se si mund të drejtohet dhe qeveriset me pergjegjshmeri në interes të popullit shqiptar, ne interes te shoqeris sone.

Unë, së bashku me bashkepuntoret, anëtarët dhe simpatizantët e BDI-së ne Struge, kemi kerkuar, punuar dhe vazhdojme te punojme per mbarevajtjen e degës së Strugës, e cila duhet kuptuar si ndryshim me prurje te reja të vlerave të vërteta, te cilat duhet te vijne nga anëtaresia dhe simpatizantët e BDI-së.

Fatkeqesisht, procesi i zgjedhjeve ne disa keshilla vendore te deges te BDI-se ne Struge, u realizua me parregullsi, manipulime, falcifikime, njeanshmeri, dhune psikologjike dhe fizike, si dhe vendime arbitrare, te projektuara nga njerez pa karakter kombetar dhe moral, te cilet kane abuzuar dhe shfrytezuar nepermjet BDI-se dje dhe sot.

Eshte e dukshme se ky grupacion njerezish qe shkeli rregulloren per zgjedhjet dhe statutin e partise, me mekanizmat e mesiperm deshiron ta uzurpoje degen e BDI-se ne Struge per ta vazhduar misionin e tyre te vjeter.

Pa zgjedhje demokratike nuk mundet struktura e partise te konsolidohet, te jete funksionale dhe te mbroj interesat e shqiptareve. Njerez te pa qyteteruar, te pa edukuar me demokracin, te deshmuar per mungese parimesh etiko-morale dhe shqetesim kombetar, vetem munden te riprodhojn shfrytezim, kaos, dekurajim, nje llum qe do mbuloj perpjekjet tona per nje jete te mirqen kombetare dhe shoqerore.

Ne, asnjeher nuk u pajtuam me keto, por ju pergjigjem dhe vazhdojm t’ju rezistojm me qendrese te arsyeshme demokratike, argumente dhe drejtesi.

E sotmja dhe e nesermja jone kerkon qe ne te jemi me te guximshem, kritik duke argumentuar dhe veprues, autokritik dhe reflektues, me te perkushtuar dhe me te bashkuar ne udhetimin tone per realizimin e interesave kombetare.

Duhet te punojme per t’i shtuar edhe me shume radhet tona me njerez te moralshem dhe te pergjegjshem, te cilet me njohurit dhe energjit e tyre pozitive duan te kontribuojne per mirqenie me te mire kombetare dhe shoqerore! al

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments