Sunday, May 5, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniBDI prezanton masat për rimëkëmbje dhe ndihmë ekonomike

BDI prezanton masat për rimëkëmbje dhe ndihmë ekonomike

Përfaqësuesit e Qeverisë nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim në një konferencë me gazetarë në selinë e BDI-së në Shkup sot prezantuan masat e miratuara për rimëkëmbje dhe ndihmë të ekonomisë.
Zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani theksoi se bëhet fjalë për pakon e tretë të masave, të cilat së bashku me dy të parat që
janë në fazë të implementimit, paraqesin rrumbullakim të një plani më të
gjerë për ballafaqim me sfidat ekonomike dhe sociale të pandemisë.
“Dua shkurtimisht të përmendi se në mënyrë përkatëse sipas impaktit
ekonomik nga mbyllja e ekonomisë – pakoja e parë dhe e dytë e masave
ishin të targetuara ndaj mbrojtjes së likuiditetit dhe mbrojtjes së
vendeve të punës të kompanive të goditura, si dhe për mbështetje të
grupeve vulnerable të qytetarëve. Këto masa siguruan lehtësime tatimore
dhe subvencionim të kontributeve të sektorëve të goditur siguruan
mbështetje të drejtpërdrejtë të sektorit privat për pagesë të pagave,
mbështetje të drejtpërdrejtë të kategorisë së cenuar të qytetarëve,
mbështetje ndaj likuiditetit të bizneseve përmes kredive të lira dhe pa
interes, prolongim i kësteve dhe ri-programim i borxheve etj. Duke marr
parasysh numrin e aplikimeve si dhe rrjedhën e realizimit të masave të
pakos së parë dhe të dytë, dua të shpreh kënaqësi nga realizimi e
veçanërisht nga ndikimi i këtyre masave në sektorët e goditur, me të
cilat vërtetë u arrit rehabilitim i konsiderueshëm dhe zbutje e goditjes
së parë nga mbyllja e ekonomisë. Por sfidat e vërteta socio-ekonomike
për shoqërinë akoma nuk kanë ardhur.
Nga sektorët të cilët ishin në mënyrë të drejtpërdrejtë të goditur,
sfidat, siç pritet, do të shpërndahen edhe në degët tjera të industrisë,
me çka efekti do të ndjehet në gjithë ekonominë. Ne, këtë e kemi
identifikuar, presim të ndodh, dhe gjithsesi po përgatitemi për
përgjigje sa më cilësore të sfidave që do të vijojnë në të ardhmen.
Për këtë qëllim, një pjesë e masave të pakos së tretë janë në mënyrë të
drejtpërdrejtë të drejtuara ndaj stimulimit të shpenzimit privat me
fokus në ofertën vendore, siç janë kuponat për blerje të produkteve
vendore – me çka njëkohësisht edhe do të zbuten sfidat sociale e edhe do
të ndihmohen bizneset vendore. Së bashku me mbështetjen e likuiditetit
të kompanive, por edhe me mbështetjen e bujqësisë, pakoja e tretë e
masave është paraparë në një sasi të konsiderueshme ta amortizojë
aktivitetin ekonomik dhe të mundësojë tranzicion më të lehtë të biznesit
dhe të qytetarëve drejtë rimëkëmbjes ekonomike që pritet vitin e
ardhshëm.
Dua të theksoj se përveç masave të cilët u pranuan dhe u bënë pjesë
pakos zyrtare te Qeverisë, dy masa për të cilat kemi arritur dakordsi
për të cilët duhet të definohen në të ardhmen janë ndihma për mediet për
të cilën vlerësuam se përveç punëtorëve shëndetësor si vija e parë e
frontit për luftë ndaj pandemisë për të cilët kemi marrë vendim rritje
të pagave për 20% për dy muaj për klinikat infektive dhe qendrat e
shëndetit publik edhe punëtorët mediatik ishin ata të cilët ishin në
front për të dhënë informacionet e duhura dhe të sakta qytetarëve për tu
mbrojt nga pandemia andaj për këtë qëllim propozuam që 50% të
kontributeve për punëtorët mediatik të shkurtohen për tre muaj, kurse
pjesa tjetër të riprogramohet të paguhet me këste nga shtatori”, tha në
fjalën e tij zëvendëskryeministri për çështje evropian Bujar Osmani.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments