Friday, February 14, 2025
Nabizi KUPA Gega
trim2 ensar-Gold REKLAMO KETU!
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
HomeMaqedoniBDI në panik nga afrimi BESA-LSDM, po sabotojnë punën e Komisionit për...

BDI në panik nga afrimi BESA-LSDM, po sabotojnë punën e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime

Bashkimi Demokratik për Integrim i frikësohet afrimit të Lidhjes Socialdemokrate të kryeministrit Zoran Zaev dhe Lëvizjes Besa.
Prandaj tashmë dy javë deputetët e BDI-së e sabotojnë punën e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime për ta penguar kështu realizimin e marrëveshjes politike mes grupit parlamentar të LSDM-së dhe të Besës, e cila parasheh zgjedhjen e Sekretarit të Kuvendit, Cvetanka Ivanova, dhe të pesë zëvendësve të saj, me ç’rast njëri duhej të ishte propozim nga radhët e Besës.

Burime nga Lëvizja Besa njoftojnë se deputetët e BDI, Artan Grubi dhe Ejup Alimi, që ta sabotojnë këtë marrëveshje nuk marrin pjesë ne mbledhjen e Komisionit për Zgjedhje dhe emërime, ku Besa duhet të nominojë kandidat të ri për zëvendëssekretar. Në mungesë të tyre, Ilija Dimovski i VMRO-DPMNE-së, si kryetar i komisioni për Emërime refuzon të hapë mbledhjen e Komisionit. Dihet, pas tërheqjes së kandidates Ermira Asani Salija, e cila tashmë është zgjedhur anëtare e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Besa propozon që në vend të saj të zgjidhet Driton Nebiu.

Por, deputetët Grubi dhe Alimi nuk sigurojnë kuorum në Komision për të penguar kështu nominimin e Nebiut për postin e zëvendëssekretarit. Sabotimi i dytë i BDI-së sot erdhi drejtpërdrejt nga vetë kryetari i Kuvendit, Talat Xheri, i cili në vend se të këmbëngule të korrigjohet propozimi i Besës për zëvendëssekretar të Kuvendit, e injoron kërkesën e tyre dhe kërkon që të votohet lista e vjetër, e propozuar për pesë zëvendës të Sekretarit të Kuvendit. Këtë sjellje të Xhaferit në seancën e sotme e denoncuan deputetët e Besës, të cilët kërkuan nga ai të mos hapë debat për zgjedhjen e zëvendësve të Ivanovës, pa e përfshirë propozimin e ri të Besës. Deputeti Fadil Zendeli tha se veprimi i kryetarit të Kuvendit është joligjor dhe kërkoi që emrat e zëvendësve të Sekretarit të Kuvendit të votohen në pako, pra jo një nga një.

Xhaferi, në vend të qartësojë pozicionin e tij, i zënë ngushtë që po e shkelte ligjin, e ndërpreu seancën dhe vazhdimin e saj e konvonkoi për nesër. Zgjedhja e zëvendësve të Sekretarit të Kuvendit ka nxitur interes te deputetët, të cilët tashmë kanë kërkuar të marrin fjalën për diskutim.

REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments