Friday, November 22, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniBDI: Aeroporti “Aleksandri i Madh” të quhet “Skupi”

BDI: Aeroporti “Aleksandri i Madh” të quhet “Skupi”

Për BDI-në, është e papranueshme që aeroporti ta mbajë emrin e shefit të parë të shtetit, Kiro Gligorov, propozim i cili vjen nga Klubi i diplomatëve.
Nga ana tjetër, sipas kryeministrit Zoran Zaev, ky propozim është i pranueshëm. Kjo tregon qartë se partnerët qeveritar, Zaev dhe Ahmeti, do të duhet t’i “hekurosin” qëndrimet e tyre për riemërtimin e aeroportit, duke marrë parasysh se emri Kiro Gligorov që nga fillimi nuk kalon te blloku politik shqiptar. Kundër riemërtimit të aeroportit në “Kiro Gligorov” është edhe partia më e madhe opozitare, VMRO-DPMNE. Me këtë fillon licitimi i emrave të rinj për aeroportin “Aleksandri i Madh”, pasi pas zgjedhjeve lokale dhe suksesit që e arriti koalicioni qeveritar, kontesti për emrin sërish doli në fokus në skenën politike vendase, por edhe të diplomacinë ndërkombëtare. “Më pëlqen ideja që aeroporti i Shkupit të quhet ‘Kiro Gligorov’. Por, unë jam vetëm një nga qytetarët e Republikës së Maqedonisë. Dua të dëgjoj edhe mendime tjera”, tha Zaev duke i përgjigjur pyetjes së gazetarëve. Lidhur me atë nëse ndryshimi i emrave do të thotë edhe hyrje në zgjidhjen përfundimtare të problemit të emrit, (ndryshimi i emrit të Republikës së Maqedonisë), kryeministri tha se sa i takon kësaj çështjeje, nuk ka asnjë risi. Ai shtoi se pret që aktivitetet të lëvizen përpara në atmosferë të këtillë të marrëdhënieve të forta miqësore me Greqinë. Nga ana tjetër, nga BDI-ja thonë se Gligorov ngjall asociacione negative te shqiptarët. “Aeroporti le të riemërtohet në ‘Skupi’. Ai është emri i vjetër i Shkupit.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!