Monday, October 2, 2023
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniBastisje në Klinikën e Onkologjisë – Prokuroria jep detajet

Bastisje në Klinikën e Onkologjisë – Prokuroria jep detajet

Pas alarmimit në media se në Klinikën e Onkologjisë ka dyshime se po bëhen keqpërdorime me ilaçet dhe terapitë e pacientëve, mbrëmjen e kaluar është kryer kontroll nga ana e policisë dhe prokurorisë në këtë klinikë, përcjell KlanM.

“Gjatë ditës së djeshme në bazë të urdhëresës së gjykatës, pas udhëzimeve të prokurorit publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup, pjesëtarë të MPB-së kanë kryer kontrolle në Klinikën e Onkologjisë, si dhe në dy lokacione të tjera në banesa private në Shkup.Në këtë mënyrë janë sekuestruar kompjuterë, të dhëna kompjuterike dhe dokumentacion tjetër, të cilat do t’i nënshtrohen analizës dhe ekspertizës. Prokuroria Themelore Publike Shkup dhe Ministria e Punëve të Brendshme vazhdojnë të ndërmarrin veprime në procedurë parahetimore, të iniciuar në bazë të pretendimeve në tekste gazetareske të një gazete javore lidhur me punën e Klinikës. Kontrollet bëhen me qëllim sigurimin e provave për të hetuar shenjat e mundshme të një krimi”, thuhet në njoftimin e PTHP-së./KlanMacedonia

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments