Kombëtarja shqiptare ka barazuar rezultatin 1:1 në ndeshjen kundër Çekisë.

Golashënues për Shqipërinë është Nedim Bajrami në minutën e 66-të duke shënuar një eurogol, shkruan lajmi.net.

Kjo sfidë që po luhet në stadiumin “Fortuna Arena” në Pragë i takon Grupit E të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro2024”.

Kujtojmë se pjesë e Grupit E me Shqipërinë dhe Çekinë janë edhe Polonia, Moldavia dhe Ishujt Faroe./Lajmi.net