Babai i Boki 13 dënohet me 6 muaj burg

0
17
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-10-f653538d
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-52-b6aa2b7d


Mile Jovanovski, i ati i Boki 13, është dënuar me 6 muaj burg, pasi që paraprakisht ka pranuar se është fajtor. Ai është akuzuar për sulmin fizik të priftit Viktor Stojçev.

I Akuzuari Jovanovski nuk ishte prezent në sallë në momentin e aktgjykimit.
Sipas akuzës, Jovanovski më 27 janar të vitit 2017 fizikisht ka sulmuar priftin Stojçev pas një debati për një vend parkimi. Gjatë përleshjes ai i ka shkaktuar lëndime fizike Stojçevit.

Gjykatësja Aleksandra Risteska ka sqaruar se ka vlerësuar rrethanat lehtësuese, mes të cilave se i akuzuari asnjëherë më parë nuk ka qenë i dënuar. Jovanovski rrezikonte dënim me burg prej 6 muaj deri në 5 vjet, pasi ishte i akuzuar për veprën penale “Lëndime të rënda trupore, nga neni 131 alineja 1 nga Kodi penal.