/div>
Loris
ezgif-com-add-text-2
Dhoma-Energy Reklamo ketu!
Avokati shqiptar: Po më kufizohet e drejta për të përdorur gjuhën shqipe në gjykatë
Maqedoni, Slider

Avokati shqiptar: Po më kufizohet e drejta për të përdorur gjuhën shqipe në gjykatë

Avokati Merxhan Dauti me anë të një komunikate ka reaguar në lidhje me mos lejimin e përdorimit të gjuhës shqipe në seancën gjyqësore për rastin “TNT”. Dauti thekson se po i kufizohet e drejta për të përdorur gjuhën shqipe në gjykatë. Më poshtë keni reagimin e plotë të avokatit Merxhan Dauti

“Duke ju drejtuar me nderime të larta, më lejoni t’i kushtojmë vëmendje shkeljeve sundimit të ligjit me të cilin ballafaqohem si avokat dhe I të akuzuarës dhe e pandehura në një proces para Gjykatës Penale Themelore në Shkup. Para së gjithash do të theksoja që për Republikën e Maqedonisë së Veriut, si një vend kandidat për anëtarësimin në BE është e domosdoshme për të siguruar përmbushjen e plotë të kritereve të Kopenhagës, si një kusht për anëtarësimin e plotë në BE. Sidoqoftë, kjo nënkupton ekzistencën e institucioneve që garantojnë sundimin e ligjit, të drejtat e njeriut dhe të drejtat e minoriteteve ose në rastin e RMV – të drejtat e komuniteteve. Arsyeja që po Ju drejtoj juve, është t’ju paralajmëroj për shkelje serioze të këtyre parimeve nga Kryetari Seancës Gjyqësore për çështjen KOK 53/17 në Gjykatën Themelore Penale në Shkup, ku gjykatësi Stavrev, i cili veprimet e mia, kufizon të drejtën time për të përdorur gjuhën shqipe, si gjuhë amtare për përdorim zyrtar në procedurat gjyqësore, në kundërshtim me ndryshimet e amendamenteve V të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe nenit 9 të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, të cilat kanë si pasojë rrezikimin e së drejtës së mbrojtjes (mbrojtur me nenin 6 paragrafi 3 të evropian të drejtave të njeriut) dhe shkelje esenciale të procedurës penale. Sipas nenit 51 paragrafi 2 i Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë Veriut, të gjithë janë të detyruar të respektojnë Kushtetutën dhe ligjet.

December 6, 2019

error: Content is protected !!
Struga Ekspres