Wednesday, June 19, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniAutostradës Kërçovë – Ohër nuk i duket fundi

Autostradës Kërçovë – Ohër nuk i duket fundi

Për tre muaj përfundon afati që Bllagoj Boçvarski, ministri i Transportit dhe Ejup Rustemi, drejtori i ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore, e dhanë se autostrada Ohër-Kërçovë do të lëshohet në përdorim gjegjësisht deri në fund të këtij viti. Por në terren, punimet assesi të përfundojnë. Punonjësit turistik thonë se turistët e huaj kanë filluar të anashkalojnë Ohrin dhe Strugën kur vijnë me automjete.

“Gjithçka që do të them është e parëndësishme kur shohim këtë rrëmujë këtu në hyrje të Ohrit. Shumë njerëz i shmangen Ohrit, sidomos mysafirët tradicional që kemi pasur nga Serbia, dhe tashmë po i shmangen kësaj rruge dhe presin që të bëhet. Ka njerëz që pyesin se kur do ta ndërtoni autostradën që të vijmë, 10 vjet nuk kemi ardhur”, tha Oleg Malenko- punonjës turistik.

Por e njëjta pamje i pret edhe ata që vijnë me avion.

“Autobusët që vijnë në aeroport për të marrë turistët e huaj, kur dalin, pamja e parë e mysafirëve është sikur kanë ardhur në Bejrut apo ndonjë vend të tillë”, thotë Kërste Bllazheski- kryetar i HOTAM.

Punonjësit turistik sot kanë pasur takim me liderin e VMRO-së, Hristijan Mickoski. Ai tha se sipas asaj që shihet në terren, kjo autostradë nuk është aspak prioritet për Qeverinë. Më tej u shpreh se partia aktualisht është duke bërë skrining të gjendjes dhe fazën e ndërtimit të autostradës, pas së cilës, siç tha ai, kur të vijnë në pushtet do të kenë afat të saktë për përfundimin e saj. /Alsat.mk

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments