Tuesday, November 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniAutostrada me 6 korsi Shkup – Qafë Thanë/Grubi: Do të shkurtojë distancën...

Autostrada me 6 korsi Shkup – Qafë Thanë/Grubi: Do të shkurtojë distancën mes shteteve të Ballkanit

Zëvendëskryetari i parë i qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive në Maqedoninë e Veriut Artan Grubi ka dhënë në mënyrë të detajuar se si do të lidhen vendet e Ballkanit përmes autostradës me 6 korsi me të cilën do të udhëtohet nga Shkupi deri në Qafë Thanë.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Grupi ka treguar se si kjo autostradë do të shkurtojë distancën mes shteteve të Ballkanit. Të përkthyera në shifra, Qafë Thanë-Shkup do të bëhet për 1 orë e 15 minuta, Shkup-Tiranë për 2 orë e gjysmë, Shkup-Vlorë për 3 orë.

“1 orë e 15 minuta. Shkup-Tiranë 2 orë e gjysmë, Shkup-Vlorë 3 orë. Me kilometrazhin aktual, Shkupi është 300 kilometra nga Tirana, ndërsa nëse e marrim rrugën nga Kosova i bie 340 kilometra. Me këtë, edhe shkurtohet 20 kilometra më pak”, informoi Grubi.

Ai tha se tani prioritet është infrastruktura, jeta më e mirë.

Ashtu si edhe për shumë shtetas të huaj që për shkak të investimeve në turizëm në Shqipëri është rritur interesi për të investuar në Shqipëri, interes të shtuar ka edhe nga shqiptarët e Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

“Se shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, por edhe vetë maqedonasit, kanë blerë prona në zonat bregdetare në Jug të Shqipërisë. E sipas tij, kjo ndodh për shkak të çmimeve që janë më të ulëta se në Greqi, Kroaci dhe Mal të Zi”, tha Grubi.

https://www.facebook.com/www.indeks.mk/videos/1170348593575494

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!