Sunday, April 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeKosovëAutobusi nga Kosova kishte mërgimtarë që shkonin në vendlindje, 10 të vdekur,...

Autobusi nga Kosova kishte mërgimtarë që shkonin në vendlindje, 10 të vdekur, 8 persona të lënduar rëndë

Nga kompania turistike, “Deva Tours” nga Gjakova kanë thënë për Express se autobusi i tyre i cili mëngjesin e sotëm u aksidentua tragjikisht në Slavonski Brod të Kroacisë, po bartte mërgimtarë nga Frankfurti për në Prishtinë. Nga ky aksident kanë vdekur të paktën 10 persona.

“Po, autobusi ka pasur brenda mërgimtarë që po vinin në Kosovë”, kanë pohuar nga kjo kompani.

Ata kanë thënë se nuk kanë informacione tjera lidhur me të vdekurit dhe rreth moshës së tyre.

“Nuk kemi informacione tjera. Nuk kemi aktualisht. Të lutem. Nuk dimë kurrgjë më”, kanë thënë nga “Deva Tours”.

Mediumi kroat, Index.hr raportoi se më shumë se 30 persona janë dërguar në spital dhe se autobusi kishte rreth 60 udhëtarë brenda.

“Unë kam qenë në shumë aksidente, por ky është me të vërtetë i rëndë dhe mendoj se është një nga aksidentet më të rënda që kam parë. Autobusi ishte plot, por nuk mund të them nëse kishte fëmijë mes të vdekurve ose të plagosurve. Sipas udhëtarëve, kishte mbi 60 persona në autobus”, tha shefi i Policisë Rrugore të Stacionit Policor Slavonski Brod, Franjo Galiq.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments