Friday, May 3, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniAsnjë shqiptar në njësitin "Tigrat", Nuhiu: Ka pasur hile në baza etnike...

Asnjë shqiptar në njësitin “Tigrat”, Nuhiu: Ka pasur hile në baza etnike gjatë punësimeve (VIDEO)

Zëvendësministri i brendshëm Agim Nuhiu thotë nuk është kompetentë të përgjigjet nëse duhet të merret masa për policët të cilët kanë torturuar të burgosurit e rastit Sopoti dhe u kanë marrë atyre deklarata me dhunë.
Çfarë ju thoni juve atyre njerëzve të cilët janë policë dhe ju kanë marrë deklaratë me torturë njerëzve?

“Unë nuk e di pse mi adresoni këto pyetje mua, Dua tu them që adresën e keni të gabuar”
Ju jeni zëvendësministër.

Ndërsa në pyetjen e se pse janë avancuar policë të cilët kanë punuar në mënyrë joligjore, Nuhiu thotë se për këtë nuk është në dijeni.

Pse janë avancuar ata njerëz për të cilët vet keni thënë se kanë montuar raste?
“Unë nuk jam i njoftuar për rastin se ka avancime të asaj natyre”

Gjatë intervistës Nuhiu u pyet se pse në Njësinë speciale për detyra të posaçme-Tigrat , nuk është i punësuar asnjë shqiptarë. Për këtë zëvendësministri i brendshëm thotë se gjatë punësimeve ka pasur paragjykime në bazë etnike. Ai gjithashtu tha se ka pasur edhe mungesë të motivimit të shqiptarëve për tu punësuar në këtë njësi.

“Është një realitet se në njësinë speciale për detyra të posaçme nuk kemi të inkuadruar shqiptarë. Këtu kabineti im ka barë vlerësimet e veta dhe kemi ardhur në konstatimin se ka pasur edhe hile, ka pasur edhe paragjykime mbi baza të origjinës kombëtare// por ka pasur edhe neglizhencë dhe mos pasje të motivit edhe të nëpunësve shqiptarë që të inkuadrohen në këtë njësi”, tha Agim Nuhiu, zëvendësministër i Brendshëm.

Për dhunën që ndodhi në kuvend më 27 prill të vitit të kaluar, Nuhiu gjithashtu refuzoi të komenton përderisa siç tha, rasti është në proces gjyqësor.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments