Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeSliderAskush nuk shpëton nga ky mëkat

Askush nuk shpëton nga ky mëkat

Thuajse askush nuk shpëton nga shirku i fshehtë
Aq sa forcohet dashuria e robit ndaj Allahut po aq pakësohet dhe zvogëlohet dashuria ndaj gjërave tjera, ndërsa aq sa dobësohet dashuria e tij ndaj Allahut po aq shtohet dashuria ndaj gjërave tjera.

E njëjta gjë ndodhë edhe me frikën dhe shpresën si dhe me gjërat e tjera. Nëse frika e robit ndaj Allahut është e plotë, atëherë ai nuk ka frikë nga askush pos Allahut, siç thotë Ai: “E të cilët kumtuan shpalljet e Allahut dhe i frikësoheshin Atij e askujt tjetër përveç Tij. Allahu mjafton si llogaritës” (El Ahzab: 39).

Pra, nëse i mangësohet frika ndaj Allahut, atëherë do t’i shtohet frika ndaj krijesave, e njëjta gjë ndodhë edhe me shpresën, sikurse që e përmendëm edhe për dashurinë.

Ndërsa ky është shirku i vogël, nga i cili nuk mund të shpëtoj pothuajse askush, përveç atyre që i ka ruajtur Allahu.
Bile është transmetuar se shirku në mesin e këtij umeti është sikurse fërkema e milingonës.

Kurse rruga e shpëtimit nga këto të meta është sinqeriteti (nijeti i sinqert) ndaj Allahut, ku Allahu thotë: “Kështu, kush shpreson takimin me Zotin e vet, le të bëjë vepra të mira dhe të mos i shoqërojë askënd në adhurim Zotit të vet!” (El Kehf: 110). Kurse sinqeriteti nuk mund të arrihet pa patur zuhd (largim nga dëfrimet dhe kënaqësitë ekstreme të kësaj bote), e ndërsa kjo nuk arrihet pa takva, kurse takva është respektimi i urdhërave dhe ndalesave të Allahut.

Shkëputur nga “Mexhmu’ul Fetava” të Ibën Tejmijes (v.1, f.94)
Përktheu: Jeton Bozhlani

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!