Friday, November 8, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniASH,BDI apo LSDM? Të hënën mësohet emri i ministrit të ri të...

ASH,BDI apo LSDM? Të hënën mësohet emri i ministrit të ri të shëndetësisë

Të hënën do jenë në Kuvendin e Maqedonisë emrat e rinj për plotësimin e ministrive të zbrazura. Këtë e deklaroi kryeministri Zoran Zaev, nga Pogradeci ku bashkë me kabinetin qeveritar ishin në mbledhje të përbashkët me Qeverinë e Shqipërisë.
Zaev në konferencën e përbashkët për shtyp me kolegun nga Shqipëria Edi Rama, në lidhje me “sagën” për rikonstruimin e Qeverisë deklaroi se “një gjë të tillë nuk do të ndodhë”.

Nga Aleanca për Shqiptarët për Portalb.mk, njoftojnë se gjatë vikendit presin që kryetari i tyre, Ziadin Sela të kthehet nga SHBA-ja dhe të realizojë takim me kryeministrin Zoran Zaev për t’i harmonizuar qëndrimet rreth kabinetit qeveritar.

“Presim që sa më shpejt të përfundojë plotësimi dhe kompletimi i Qeverisë. Kemi dhënë propozimin tonë për ta plotësuar vendin e Arben Taravarit, dhe jemi të interesuar, që kjo çështje të mbyllet sa më shpejtë, sepse qytetarët dhe faktori ndërkombëtar pret ta përshpejtojmë dinamikën e reformave, dhe kjo bëhet nëse ka stabilitet edhe brenda koalicionit qeveritar, që ndërlidhet më një funksionim efikas të Qeverisë. Besojmë se pas ardhjes së liderit të ASH Ziadin Sela nga Amerika, që pritet të vijë gjatë vikendit, do të ketë takim me Kryeministrin Zaev, për ti harmonizuar qëndrimet rreth kompletimit të kabinetit Qeveritar, dhe për të gjetur zgjidhjen më të mirë, në interes të funksionimit të shumicës së re parlamentare, si dhe progresit politik, reformave në drejtësi, agjendës euro-integruese. Veprimi politik i ASH, ka qenë konstruktiv dhe kyç në krijimi e Qeverisë së re, dhe si i tillë duhet respektuar, aq më shumë që ky subjekt ka dyfishuar forcën elektorale në zgjedhjet e fundit”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët.

Deputeti i BDI-së, Artan Grubi, dje konfirmoi se kanë përfunduar bisedimet lidhur me përbërjen qeveritare, ndërkaq deputeti i LSDM-së, Vasko Kovaçevski gjithashtu dje tha se “është e mundur të ketë ndryshime më të mëdha në kuadrin qeveritar”.

Ndryshe në Qeveri pritet që të emërohen 3 ministra të rinj, edhe njëri për Shëndetësi dhe dy për ministra pa portofol. Mediat në vend kanë dalë me spekulime të ndryshme në lidhje me atë se a do ta marrë përsëri Ministrinë e Shëndetësisë Unclean për Shqiptarët, duke aluduar për ndonjë rikonstruim e cila do të nënkuptonte që LSDM ta marrë Ministrinë e Shëndetësisë, ndërkaq Aleancës për Shqiptarët t’i jepet zëvendëskryeministër për Reforma. /Portalb/

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!