Monday, May 6, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniASH-ZVICËR: HALLET DHE VARFËRIA KANË BËRË TË NA THONË MËRGIMTARË ,POR BABA...

ASH-ZVICËR: HALLET DHE VARFËRIA KANË BËRË TË NA THONË MËRGIMTARË ,POR BABA DHE ZOTI NA DHANË EMRIN SHQIPTARË!

Komunikatë nga dega e Ash që jeton në Zvicër

Duke parë zhvillimet e fundit në Maqedoninë e Veriut, vërejmë të hidhëruar që tensionet e ashpra politike po kërkojnë të ndalojnë një proces shumë të rëndësishëm historik si është ai i regjistrimit të popullësisë.
Ngjarjet e largëta e për fat të keq të afërta, kanë treguar se ne, Shqiptarët, jemi parë si të padëshiruar nga disa regjime qeveritare.
Përndjekjet kanë qënë të ndryshme, nga ato të armatosura deri tek ato të veshura me pseudo-patriotizëm, këto të fundit edhe shumë të vështira emocionalisht sepse kur të mashtron dikush që i ke besuar, kjo në çdo komb të botës quhet Tradhëti!
Në kontekstin e Tradhëtisë brenda llojit, duket se kjo është ajo çfarë po ndodh edhe me procesin e regjistrimit.
Me keqardhje konstatojmë që kryeministri i shtetit atje, z.Zoran Zaev, megjithëse është pioner i lëvizjes Laramane, duket se qënka i infektuar nga inferioriteti, e nuk i dashka shqiptarët dhe një njeri që nuk do një komb ose nuk e di çfarë është kombi ose urren dhe kombin e tij!
Kurse sa për “tanët” domethënë partinë e BDI-së që prejt vitesh nusëron në pushtet, i kërkojmë në emër të së drejtës, kombit dhe besës, që të distancohet menjëherë nga vendimi për të ndaluar, pezulluar apo qoftë edhe shtyrë procesin e Regjistrimit. I kërkojmë personalisht z.Ali Ahmeti, të cilin e kemi mbështetur, besuar dhe ndihmuar aq shumë, që bashkë me partinë e tij ose të bëjë punën që i ka marrë përsipër ose ndryshe të lërë të tjerë që ta bëjnë këtë gjë. Kemi vite që ndjekim me shqetësim se si kjo parti vet po pasurohet pa asnjë argument ligjor, kurse populli ynë vazhdon dhe varfërohet. Kështu si po rrjedhin ngjarjet duket sikur BDI-ja është Tradhëtarja që vet jeton milionere rrethuar nga një njerëz të varfër.
Kjo është një fjali e drejtpërdrejtë për BDI-në dhe të gjithë të tjerët që duan t’i tkurrin Shqiptarët:
Hallet dhe varfëria kanë bërë të na thonë Mërgimtar, por baba dhe Zoti na dhanë emrin Shqiptarë!
Këtë emër, këtë vulë krenarie, këtë shenjë që ndërtoi kultura e qytetërime as nuk është e drejtë e as nuk mund të na e marrë kush!
Ky është qëndrimi ynë, Mërgatës Shqiptare të Zvicrës që vjen nga Maqedonia, por besojmë se kështu e mendon çdo shqiptar kudo në botë, dhe kshu e mendon çdo qytetar i kësaj bote që e do preardhjen e vet.
Me shqetësim
Mërgata Shqiptare e Zvicrës

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments