Thursday, May 2, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniASH-së iu ofrohen këto dy ministri nëse do të qeverisin me LSDM-në,...

ASH-së iu ofrohen këto dy ministri nëse do të qeverisin me LSDM-në, BDI-në dhe Alternativën

Kur përflitet gjithmonë e më shumë për zgjerimin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, ku pritet edhe pêrfshirja e ASH-së, mësohet se cilat ministri ofrohen nê tavolinën e bisedimeve mes pêrfaqësuesve së Qeverisë dhe Aleancës për Shqiptarët.

Struga Ekspres jozyrtarisht mëson se kryeministri Kovaçevski gjatë bisedimeve me disa anëtarë të Aleancës për Shqiptarët, këtyre të fundit ju ka ofruar dy ministri por nga kjo parti kêrkojnê tre ministri.

Ministritë që janë ofruar pêr Aleancën për Shqiptarët, janë Ministria e Shêndetësisë dhe Ministria e Drejtësisë.

Mirëpo Aleanca kërkon edhe drejtimin e Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe e Administratës.

Në rast se Ministria e Shëndetësisë i kalohet ASH-së, mësohet se Alternativa do të dalë nga qeverisja me Lsdm-në dhe BDI-në.

(Struga Ekspres)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments