Prokuroria dhe Policia e jo Xhevat Ademi të tregoj se kush ishte dorasi që ka plagosur dy të rinjtë në dasëm
Rasti i plagosjes se dy të rinjve në Tetovë në një aheng familjar, në të cilën nga mediat u apostrofua deputeti i BDI-së Xhevat Ademi si i involvuar në kryerjen e kësaj vepre penale, ende nuk po zbardhet nga Policia dhe Prokuroria. Madje këtë rol po e bën vetë Xhevat Ademi duke e treguar të vërtetën sipas tij, por jo edhe organet kompetente.
Pyesim Deputetin e BDI-së Xhevat Ademin, a është e vërtetë se Ju po gënjeni dhe po tentoni me çdo kusht ta fshihni këtë rast, për të cilin dikush tjetër ta kishte bërë sot do të gjendej në burg dhe jo në liri?
A jeni të vetëdijshëm se e vërteta nuk mund te fshihet në një aheng ku ka patur edhe dhjetëra persona tjerë të cilët në forma të ndryshme kanë denoncuar rastin.
Sot duhej gjykata, prokuroria dhe sektori i punëve te brendshme Tetovë në bazë të ekspertizës dhe dëshmive, por edhe dorezave parafinë, të deklarohej nëse Ju jeni kryerësi i veprës penale ose Jo.
Nëqoftëse Ju keni ndikuar me fuqinë tuaj si deputet i BDI-së që ky rast të fshihet, Ju keni bërë një vepër tjetër penale, andaj për të mos supozuar fajësinë tuaj, ftojmë urgjentisht policinë dhe prokurorinë të pohojnë ose mohojnë deklaratat tuaja dhe aq më tepër të tregojnë kush janë personat që plagosën dy të rinjtë në ahengun familjar një muaj më parë!
Aleanca për Shqiptarët