Wednesday, May 22, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniASH: Nuk jemi pjesë e pazareve të Zaevit

ASH: Nuk jemi pjesë e pazareve të Zaevit

Edhe pse kryeministri Zoran Zaev kohëve të fundit ka përsëritur se po bisedon me të gjitha partitë shqiptare, këtë e kanë mohuar nga Aleanca për Shqiptarët.
Nga kjo parti thonë se qëndrimi i tyre është i qartë se ASH nuk është pjesë e bisedave dhe pazareve të fundit për hyrje në këtë Qeveri. “Ne në Kongres kemi bërë të qartë se nuk do të jemi pjesë e kësaj përbërje qeveritare.

Shohim së fundi që Zaev po përmend se gjoja po bisedon me të gjitha partitë, por kjo nuk ka të bëjë me ne. Me manipulime të tilla po merren edhe disa media maqedonase, por manipulimet po ndodhin edhe me diplomatë se gjoja të gjitha partitë shqiptare janë për pushtet dhe nuk do që të ngelet askush në Qeveri”, thotë për INA një zyrtar i kësaj partie.

Kryetari i ASH-së Ziadin Sela ka theksuar se partia e tyre synon që të fitojë zgjedhjet dhe të jetë pjesë e qeverisjes së ardhshme, pas zgjedhjeve, që planifikohet të jenë të parakohshme në Maqedoni.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments