Dje në Gostivar fatkeqësisht ndodhi ajo që në njëfarë mënyre dega e Aleancës për Shqiptare në Gostivar e paralajmëroi. Sot në mënyrë më brutale ka pas ndërhyrje nga ana e aktivistëve të BDI-së te cilët kanë hyrë në…
Dje në Gostivar fatkeqësisht ndodhi ajo që në njëfarë mënyre dega e Aleancës për Shqiptare në Gostivar e paralajmëroi. Sot në mënyrë më brutale ka pas ndërhyrje nga ana e aktivistëve të BDI-së te cilët kanë hyrë në gjimnazin e Gostivarit në mënyrë banditeske dhe fizikisht I kanë sulmuar profesorët në vendin e tyre te punës. Te dy profesorët të lënduar si pasojë e këtij sulmi fizik për shkak të lëndimeve të mara gjenden të shtrirë në klinikën neurologjike të Shkupit.
E kujtojmë opinionin e gjërë se pikërisht ishte dega e Aleancës që reagoi në lidhje me pasojat e mundshme të vendimit politik të qeverisë së Zaevit pas marrjes se kompetencave në sferën e Arsimit.
Në protestën e organizuar ne Gostivar me 20 Mars, parashtruam pyetje publike përse merren kompetencat vetëm ne Gostivar por jo për shembull edhe në Struge?
E pyetem publikisht kryeministrin mos valle dëshiron ta katandis arsimin e fëmijëve ne Gostivar?
Iu drejtuam kryeministrit duke deklaruar se nuk kemi shpresa nga ato të BDI-së sepse atyre u intereson vetëm interesi dhe përfitimet personale dhe jo interesi I përgjithshëm.
Ja tërhoqëm vërejtjen kryeministrit që mos të bie nën grackën e BDI-së, sepse në të kundërtën do të jetë edhe përgjegjës I pasojave si rezultat I atij vendimi.
Ne mënyrë shumë të qartë në mes tjerash në atë proteste deklaruam: “Vendimi I fundit për marrjen e kompetencave të arsimit nga ana e qeverisë është hipokrizia më e madhe e pushtetit aktual. Si mundet që një organ I emëruar t’ia merr kompetencat një organi te zgjedhur? Vallë, a ju ka penguar pushtetit aktual kjo qasje progresive dhe demokratike te kryetarit Taravari?
A dëshiron z. Zaev që të ktheje anarkinë ne arsimin ne Gostivar? A I konvenon anarkia z. Zaev sikurse qe I konvenon BDI-se? Vallë pse nuk lejojnë arsimim të shëndoshë të fëmijëve te Gostivarit?
I parashtrojmë këto pyetje sepse si qytetare jemi te interesuar për arsimim te shëndoshë te fëmijëve tanë dhe rreptësishtë kundërshtojmë çdo politizim te proceseve ne arsimimin e fëmijëve te Gostivarit. Stop politikes ne arsim! Stop BDI-zimi I shkollave te Gostivarit! Stop kthimit te drejtoreve partiak dhe të korruptuar.”
Rasti I djeshëm fatkeqësisht dëshmon se kemi pasur të drejtë. Njëri nga sulmuesit e sotëm ka qenë pikërisht djali I drejtorit te riemëruar Xhezi Kamberi. Pra, banditizëm dhe diletantizëm eklatant.
Ndërsa tjetri, turpëroja i ish kryetarit të komunës së Gostivarit, Nevzat Bejtës.
Të nderuar qytetar, ja se çka solli vendimi I këtillë I qeverise aktuale. Solli pikërisht atë që e paralajmëruam. Solli pikërisht BDI-zimin e shkollave ne Gostivar. Profesorët ne vendin e punës sulmohen nga banditët partiak te BDI-se.
Ne e ftojmë anëtarësinë e Aleancës për Shqiptarët që në asnjë mënyrë mos ti përgjigjet këtij provokimi. Por parasë gjithash, ftojmë organet kompetente ti marrin masat e nevojshme ndëshkuese ndaj banditëve partiak të BDI-së.
Tani më nuk ka asnjë mënyrë për arsyetimin e banditëve dhe shpresojmë që edhe z. Zaev dhe z. Spasovski nuk mund ti mbulojnë këto aktiviste te BDI-së.
Ne, poashtu I ftojmë të mendojnë seriozisht për apelin tonë në lidhje me marrjen e këtyre kompetencave në arsim. Qeveria dhe në rastin konkret ministri për arsim është përgjegjësi kryesor I këtij akti vandal të cilën në asnjë mënyrë nuk dëshirojmë të përsëritet./Lajm