Saturday, April 19, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniArtan Grubi: Sot e miratuam edhe Ligjin për nëpunës shtetëror

Artan Grubi: Sot e miratuam edhe Ligjin për nëpunës shtetëror

Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim, njëherit edhe Kryetar i Komisionit parlamentar për punë të jashtme përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook ka njoftuar se është miratur edhe ligji për nëpunës shtetërorë, më të cilin mundësohet avancim në karierë të administratorëve deri në tre shkallë.
Postimi i tij i plotë :

Sot e miratuam edhe Ligjin për nëpunës shtetëror më të cilin mundësojmë avancim në karierë të administratorëve deri në tre shkallë, largojmë testin psikologjik dhe lehtësojmë procedurat për njohje të gjuhës angleze përfshirë dhe harxhimet për aplikim.

Bashkë me kolegët e amandamentuam këtë ligj duke mundësuar sistematizimin e të punësuarve nga sekretariati për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit edhe në administratën publike, veç asaj shtetërore, për shembull shkolla, spitale, etj. Me këtë, zgjërohen mundësitë për sistematizim në të gjitha institucionet shtetërore konform pregaditjes profesionale.

Mbetet të rregullohet edhe pagesa e nëpunësve shtetëror në përputhje me arsimimin e kryer, por kjo besoj që do të bëhet pas analizës së Qeverisë për situatën dhe numrin e të punësuarve që kanë avansuar arsimimin e tyre.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments