Thursday, April 18, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniArtan Grubi: Mezi presim 12 prillin që t’i fitojmë të gjithë

Artan Grubi: Mezi presim 12 prillin që t’i fitojmë të gjithë

Deputeti i Bashkimit Demokratik për Iintegrim Artan Grubi nuk sheh arsye për shtyerjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Madje, ai tha se Integristët me padurim e presin 12 prillin ndërsa u shpreh i bindur në fitore.

Këto komente Grubi i bëri pas deklaratës së kryeministrit Zaev, i cili nuk përjashtoi mundësinë e shtyerjes së zgjedhjeve nëse në Kuvend nuk miratohen mbi Ligjet e propozuara së fundmi nga mazhoranca që, sipas tij, janë për të mirën e qytetarëve.

“Bashkimi Demokratik për Integrim me padurim pret datën e 12 prillit dhe fitoren e radhës për të përfituar besimin e qytetarëve në vazhdimësi, në mënyrë që të realizon programin shumë premtues, shumë modern, vizionar, për të ardhmen e qytetarëve dhe shpresojmë që me fitoren e radhës do të arrijmë që të vazhdojmë t’i përfaqësojmë shqiptarët me dinjitet. Të gjitha anketat tregojnë se Bashkimi Demoratik për Integrim është fituesi absolut i zgjedhjeve në kampin shqiptarë dhe që do të jetë përcaktues për qeverisjen e ardhshme. Kur fiton Bashkimi Demokratik për Integrim kanë fituar shqiptarët dhe gjithë qytetarët e vendit”, tha Grubi.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments