Saturday, April 20, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniArtan Grubi: Autobusi pa licencë kaloi tre kufij, mund të ketë elemente...

Artan Grubi: Autobusi pa licencë kaloi tre kufij, mund të ketë elemente korruptive (VIDEO)

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, ka folur në Rubikon për ngjarjen tragjike që ndodhi në Bullgari ku mbetën të vdekur 45 persona.Ai tha se kufomat janë tërësisht të djegura dhe identifikimi i tyre është i vështirë, por se do ta bëjnë me ADN me familjarët e tyre, njofton Klan Kosova.Grubi tha se janë nisur katër autobusë për Turqi, por i vetmi pa licensë ishte autobusi që u dogj dhe për mungesën e kësaj licence ai thotë se mund të ketë pasë elemente korruptive që u lejua të kalojë tre kufij.“Nuk dua të spekuloj, por ndoshta për tragjedinë e sotme bëhet fjalë edhe për elemente korruptive. Si ka mundësi që një autobus që nuk është pjesë licencën zyrtare të kompanisë të kalojë tre kufij, atë të Maqedonisë së Veriut, Bullgarisë dhe Turqisë, por edhe të rikthehet përsëri? A nuk i kanë bërë kontrollet policia dhe doganat qoftë në Maqedoni, Bullgari dhe Turqi apo bëhet fjalë për ndonjë çështje tjetër? S’dua të spekuloj për momentin dhe duhet të presim hetimin”.Grubi tha se në hetim është përfshirë edhe prokuroria derisa njoftoi se kanë vendosur dialog me autoritetet bullgare për të gjetur shkaqet që çuan në tragjedi.Zëvendëskryeministri tha se në mbledhjen e sotme të Qeverisë kanë hapur debat për atë se çka çoi deri në tragjedi dhe se për këtë kanë autorizuar një hetim të detajuar.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments