Friday, April 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeKosovëArrestohet bashkëshorti i njërës prej infermiereve që sulmoi të moshuarën: Kërcënoi pronarin...

Arrestohet bashkëshorti i njërës prej infermiereve që sulmoi të moshuarën: Kërcënoi pronarin e Qendrës “Orenda” (FOTO)

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Qendrën e të Moshuarve “Orenda”, për të cilin Nacionale mëson se është bashkëshorti i njërës prej infermiereve të suspenduara për rastin e sotëm.

I dyshuari është arrestuar, pasi që siç mëson Nacionale nga vend i ngjarjes, ka kërcënuar pronarin e Qendrës, Anton Rasaj, i cili ka lajmëruar më pas policinë.

Infermierja në fjalë, është supsenduar nga puna pasi që është njëra prej protagonisteve në videon e publikuar ku shihej dhuna fizike ndaj gruas, e njëjta është arrestuar edhe nga policia, por më pas u lirua.

Bashkëshorti i saj ndërkaq, ka shkuar në Qendrën e të Moshuarve për të mësuar arsyet e suspendimit të saj.

Një video jashtëzakonisht shqetësuese është postuar më herët nga një qytetare me emrin Kaltrinë Zeneli, e cila është edhe aktore e njohur e Kosovës.

Në video shihet teksa maltretohet një zonjë në moshë nga disa vajza të reja, të cilat duket se janë infermiere.

Infermierja shihet derisa e godet disa herë në fytyrë pacienten, derisa ajo është e paaftë që ta mbrojë veten. Krejt këto sjellje të dhunshme i bën derisa qeshet me disa kolege (ose gra të njohura) të tjera, të cilat nuk duken në video.

Ndërkohë, Nacionale e ka konfirmuar tashmë se dy infermiere deri tash janë arrestuar ndërkohë që autoritetet kanë nisur hetimet.

Ngjarja ka ndodhur në një dom të pleqve privat në Pejë, i cili quhet “Orenda”.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments