Dje më datë 29.06.2024, në orën 15:00 në pikën kufitare “Qafethan”, punonjësit e policisë kanë ndaluar dy persona nga Shqipëria, të moshës 36 dhe 32 vjeç.
Gjatë kontrollit të pasaportave është konstatuar se ata janë në kërkim sipas një telegrami me shkrim nga MPB- Strugë.
Të njëjtit i janë dorëzuar zyrtarëve policorë të Stacionit Policor Strugë për veprime të mëtejshme, njofton MPB.