Thursday, May 9, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniArment Roçi, humanisti nga Belica që ndihmon gjithmonë nevojtarët, tani do të...

Arment Roçi, humanisti nga Belica që ndihmon gjithmonë nevojtarët, tani do të drejtoj shoqatën “Bamirësit Struganë” (FOTO)

Struganët gjithmonë dhe historikisht kanë hapur zemrën duke ndihmuar njerëzit në nevojë në çdo kohë duke ua zgjatur dorën e ngrohtë, transmeton Struga Ekspres.

Njê ndër ta është edhe Arment Roçi, djaloshi nga Belica i cili asnjëherë nuk është kursyer për çdo njeri familje strugane në nevojë.

Njeriu i cili bashkë me nevojtarët ndan dhimbjen dhe solidarizohet gjithmonë.

Pas çdo publikimi dhe apeli për të ndihmuar të varfërit në Strugë, Armenti nxitimthi ka takuar nevojtarër duke u zgjatur dorën e ngrohtë prej shumë vitesh.

Armenti për Struga Ekspres shprehet se ai në çdo kohë është i gatshëm vullnetarisht për të ndihmuar jetimët, nxënësit, studentët njerëzit pa të ardhura materiale.

“Unê ndjehem keq kur shoh të varfër, më dhemb zemra, dua ti ndihmojê njerëzit, kam një ndjenjë të papërshkruar kur e bëj një gjest të tillë, kurrê nuk do ti le vetëm, shprehet Arment Roçi nga Belica e Strugës

Arment Roçi duke menduar edhe më gjatë me largpamësinë e tij prej humani, para disa javësh themeloi edhe shoqatën humanitare “Bamirësit Strugan”.

Nëpërmjet kësaj shoqate, Arment Roçi bashkë me themeluesit e tjerë strugan do tê zgjeroj aktivitetin e tij humanitar ku ditëve dhe javëve nê vazhdim do të trokas nëpër dyertë e nevojtarëve ashtu siç e ka bërë vazhdimisht.

(Struga Ekspres)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments