Tuesday, November 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeSliderArbtrim Qyra, pronari i FC Struga Trim&Lum me reagim të ashpër ndaj...

Arbtrim Qyra, pronari i FC Struga Trim&Lum me reagim të ashpër ndaj Agjencisë së Sportit në Maqedoni

Disa pyetje për përgjegjësit e sportit në vend!

Si një përfaqësues i sportit nga FC STRUGA TRIM LUM shpreh indinjatë dhe pakënaqësi të madhe në lidhje me ndarjen e mjeteve financiare (vaucerëve) nga Agjencioni për Rini dhe Sport. Duke parë gjendjen dhe krizën që shkaktoi pandemia, një nga sektorët që nuk u nduhmua fare nga qeveria ishte sporti. U paralajmrua që ka ardhur koha që të ndihmohet edhe ky sektor me premtime nga politikanë dhe drejtorë, por si gjithmon vetem fjalë boshe.

Një menyrë për të ndihmuar sportin (edhe pse jo ideale) është sistemi me vauçerë per Sportin por duket që kjo nuk funksionon sic duhet dhe për më shumë është i pakuptimt sistemi i ndarjeve të mjeteve financiare. Gjithashtu në saj te premtimeve të ndyshme dhe zotimeve për të ndihmuar sportin nga funksioner të ndryshëm për shkak të pandemisë, pritej që këtë vit të rritet ndihma financiare por në vend që të rritet shuma ajo çuditërisht u ul. Ka shum pyetje pa përgjigje për ministra, këshilltarë të sportit dhe drejtorin e agjencionit por dua të parashtroj vetëm tre:

1. Si ka mundësi në kohë pandemie ku ekipet e sportit në përgjithsi punësojnë mijëra persona dhe paguajnë rroga shumë më të larta se që paguan shteti apo edhe kompanitë private ju në vend që të ndihmoni me rritjen e ndihmës financiare nëpërmjet vaucerëve ju e ulni atë. Nuk është sporti me rëndësi në këtë shtet? Nuk mjafton që mijëra familje marrin një pagë nga klubet sportive në vend?

2. Si ka mundësi që futbolli me shumë më shumë ekipe dhe shumë më shumë lojtare aktiv se të gjithë sportet e tjera merr ndihmë me anë të vaucerëve (2.260.000€) sic edhe hendbolli (2.334.000€) apo basketbolli (2.015.000€) me shumë më pak aktivitet? Sipas vaucerëve të ndara mesatarisht një ekip fudbolli merr 13.000€ (167 ekipe total) ndihmë ndërsa hendbolli (54 ekipe total) dhe basketbolli (42 ekipe total) mbi 45.000€ dhe vollejbolli (21 ekipe) mbi 27.000€? Një ekip modest futbolli i ligës së parë punëson të paktën 50 persona që besoj që është numër më i madh se cdo sport tjeter ekipor.

3. Së fundi një pyetje për bashkqytetarin tim nga Struga, Naumce Mojsoski (dhe keshilltarët e tij për sport). Si sportist që ke qenë po të pyes, si ka mundësi në një ligë sporti ku promovohet barazia dhe konkurenca e barabartë, një ekip të ketë ndihmë nga agjencioni prej 200.000€ dhe një tjetër 50.000€? Si do të ndiheshe ti si sportist të luftosh kundër nje ekipi që në start ka ndihmë nga shteti 4 here më shumë?

Nuk kam asgjë kundër sporteve tjera dhe individëve, por sistemi i tanishëm i ndihmës nga shteti përvecse nuk është i mjaftueshëm është jo korrekt për konkurencën e barabartë dhe me kritere të pamenduara mirë, sidomos për fudbollin ku një shembull për të plotësuar pikët e vaucerit është pjesmarrja në Champions League apo për me shumë pikë arritja e gjysëmfinales të Champions League gjë që mund të jetë e mendueshme për hednbollin por për fudbollin është qesharak si kriter.

Shpresoj që të merrni parasysh pakënaqësitë që ne kemi dhe te ndryshojmë këtë menyrë të funksionuarit dhe të ndihmojmë sportin në mënyrë më të organizuar për të rritur kualitetin e të gjitha sporteve në të gjithë vendin dhe te perballemi me dinjitet edhe në ndeshjet në Europë.

Агенција за млади и спорт / Agency of youth and sport

Фудбалска Репрезентација на Македонија

Влада на Република Северна Македонија

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!