Monday, April 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniArbër Ademi: Qëllimi i koalicioneve është rrënimi i projekteve shqiptare

Arbër Ademi: Qëllimi i koalicioneve është rrënimi i projekteve shqiptare


Koalicionet parazgjedhor që krijuan së fundmi janë krijuar për të
rrënuar gjithçka që ka krijuar BDI. Ata duan ta rrënojnë Ligjin për
gjuhën shqipe, Ligjin për përdorimin e flamurit kombëtar, duan të
devalvojnë dhe nënçmojnë mbi 25 mijë administratorët shqiptarë…
Megjithatë, këtë nuk do ta arrijnë, ka thënë sonte ministri i Arsimit,
Arbër Ademi, në emisionin “Rruga Drejt” në Alsat-M.
Ademi ka përmendur të arritur e BDI-së gjatë qeverisjes 2016-2020,
ndërsa ka thënë se të gjitha projektet e mëdha kombëtar janë miratuar me
iniciativë të BDI-së.
“Të gjitha temat e mëdha janë hapur dhe miratuar në Qeveri me propozim
të BDI-së dhe asnjë propozim nuk ka ardhur nga partitë tjera që ishin
pjesë e koalicionit qeveritar, si nga ASH më parë edhe nga Alternativa
tani. Rritëm rrogën minimale, rrogat në shëndetësi, pensionet, sollëm
Ligj për 22 Nëntorin… Madje, kemi edhe kryenegociatorin për integrime
në Bashkimin Evropian shqiptar…”, tha Ademi, ndërsa ka lënë të
kuptohet se partitë maqedonase kanë Strategji për të përçarë sa më shumë
votën shqiptare.
Ne në kontinuitet kemi thënë se elektorati shqiptarë duhet të
organizohet në dy blloqe politike dhe në këtë drejtim kanë qenë thirrjet
tona. Megjithatë, ne besojmë fuqishëm se leksionin e vitit 2016 e kanë
mësuar dhe jemi të sigurt se do të mbështetet fuqishëm oferta jonë
politike”.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments